Në një intervistë dhënë për mediat zviceriane, Taulant Xhaka thekson se ka një kontratë që e lidh me Baselin dhe nuk di asgjë rreth interesimit të skuadrës italiane, Fiorentina.
Sipas gazetës “Basler Zeitung”, 24-vjeçari shqiptar mbetet një pikë referimi për mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Urs Fischer, pasi ai mund të mbulojë shumë role në këtë repart ku mungesat e shuma për shkak dëmtimesh kanë shkaktuar një situatë kaotike.
Pavarësisht se mediat italiane kanë shkruar pë një kalim të tij në Seria A, kjo e përditshme shton se Baseli e cilëson Xhakën si një element thelbësor dhe në këtë mënyrë mund të bëjë gjithçka për ta mbajtur në grup të paktën edhe një sezon.
Xhaka u aktivizua gjatë 90 minutave në ndeshjen e parë të sezonit të fituar 2-0 kundër Vaduz, ashtu si edhe sulmuesi Shkëlzen Gashi.
