“Mirëserdhët në dasmën tuaj…Taylor Swift po ju pret”. Ka qenë kjo fjalia hyrëse me të cilën këngëtarja ka surprizuar çiftin Edward dhe Megan McNoble në ceremoninë e tyre të martesës me një shishe shampanjë të markës “Dom Perignon”.
“Thashethemet thonë se ju keni zgjedhur këngën time në ceremoninë e dasmës suaj, dhe ky fakt më bën shumë të lumtur. Urime! Ja ku jam në ditën më të lumtur të jetës suaj, me dashuri Taylor”, ka shkruar Swift në pusullën e dhuratës së çiftit.
Një yll i muzikës si Taylor Swift të jetë e ftuara kyçe e dasmës… duhet të jetë shumë e jashtëzakonshme!
s.a/dita

hm…