Të 39 viktimat e gjetura brenda një trajleri frigoriferik në Mbretërinë e Bashkuar janë shtetas vietnamezë.
Policia e qytetit juglindor të Esiksit njoftoi se po kontakton familjet dhe qeverinë e Vietnamit për të ndihmuar me identifikimin e të gjithë personave.
Autoritetet vietnameze thanë se janë trishtuar nga lajmi dhe i shprehin ngushëllime të afërmve.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Vietnamit theksoi se “e konsideron trafikimin e njerëzve një krim tejet serioz dhe kërkon që të gjitha shtetet e botës të marrin masa për parandalimin e këtyre tragjedive.”
Denoncimet e një numër familjesh të varfra nga shteti aziatik ditët e fundit ndihmuan autoritetet në provincën e Hatinit të arrestojnë dy persona nën akuzën e organizimit të emigracionit të paligjshëm.
Dy vëllezër nga Irlanda Veriore gjithashtu janë ndaluar për veprën penale të vrasjes dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa një tjetër 23-vjeçar pritet të ekstradohet nga Irlanda.
Drejtuesi i trajlerit që po udhëtonte nga Belgjika u paraqit të hënën para gjykatës dhe ndaj tij rëndojnë 39 akuza për vrasje.
Viktimat u zbuluan më 23 tetor brenda automjetit të madh pranë portit detar të Parflitit në Angli, dhe mendohet se po emigronin në mënyrë të fshehtë për arsye ekonomike.
l.h/ dita

O gazetar po nuk perkthehet qyteti mo gjigand,essex,west thurrock