Të ardhurat buxhetore shënojnë performancën më të keqe në 6 vjet

Ornela
NOTE TO INSPECTOR: The word "iridium" on the pen's nib is not a brand: it's the name of the metal of which the nib is made. Thanks.

Nga Gjergj Erebara

Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e buxhetit u rritën me vetëm 2.4%, duke reflektuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit dhe duke shënuar ecurinë më të keqe të parë që nga viti 2013.

 

Të ardhurat e buxhetit të shtetit ngecën në nivelin 460 miliardë lekë gjatë vitit 2019 me një rritje minimale prej 2.4% dhe me një deficit në krahasim me planin fillestar të të ardhurave të qeverisë në masën 220 milionë euro.

Sipas qeverisë, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3% gjatë vitit të kaluar në terma realë, gjë që sugjeron rritje më shumë se 4.5% në terma nominalë dhe kjo duhej të ishte reflektuar në rritjen e të ardhurave buxhetore, gjë që nuk ndodhi.

Ritmi i rritjes prej 2.4% është më i ulëti i shënuar që nga viti 2013 dhe duket se u shkaktua nga të ardhura më të pakta në zërin më të rëndësishëm, atë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Në vitin 2013, të ardhurat ishin krahasimisht më të ulëta se sa më 2012, gjë që u pasua nga disa vite me rritje të njëpasnjëshme të furnizuar kryesisht nga rritja e taksave dhe tatimeve.

Të ardhurat nga TVSH ishin në vitin e kaluar më të ulëta se sa niveli i viteve 2018 e 2017, gjë që dukshëm vë në diskutim politikën e uljeve selektive të TVSH-së për sektorë të caktuar, si turizmi, gjë që dyshohet se ka krijuar kanale të konsiderueshme të evazionit fiskal. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka quajtur këto politika të gabuara.

TVSH e rimbursuar gjatë vitit të kaluar ishte në masën 23 miliardë lekë, me një rritje dramatike prej afro 9 miliardë lekësh në krahasim me kuotën e vitit 2018. Të dhënat e shpenzimeve të buxhetit të shtetit sugjerojnë që shumica dërrmuese e këtyre rimbursimeve janë përfituar nga një numër i vogël kompanish.

Në mungesë të të ardhurave të pritshme, qeveria shkurtoi shpenzimet buxhetore, në të njëjtën masë me deficitin, ku pjesa më e madhe e reduktimit u furnizua nga mosrritja e pagave dhe pensioneve dhe mosrealizimi i investimeve publike.

 

*****

Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë.

Share This Article
5 Comments
  • Ne shifra ekonomike, aty ku llafollogjia shterpe e Rames behet memece, Shqiperia perjeton nje krize te plote ekonomiko-financiare!
    Niveli i larte i mosrealizimeve te planit per te ardhurat tatimore tregon qarte nivelin me te larte akoma te vjedhjeve qeveritare (te praktike), por qe shoqerohet me dengla propogande me “Anti-KCK” (ne teori).
    Super vjedhjet e detyrojne kete pushtet te kryeje Zero investime, por dhe ato prap nuk e shpetojne vendin nga kriza.
    Ajo ka nje emer, qeveria Rama.

  • Pra shifrat tregojne se banda e kriekaqolit ka deshtuar me ato fushatat e peshtira bombastike me faturat, regjistratoret e banditizmat ndaj tregtareve.
    Kush mban pergjegjesi per kete deshtim??? Po keta deshtake vazhdojne propaganden me ato qe moren nga Bankat dhe donatoret duke vazhduar me propaganden e duke fshehur kushtet reale dhe shumat reale te destinuara per demet e termetit.
    Sidoqofte tashme kriekaqoli nuk ka me justifikim nese nuk e mban premtimin per rindertimin e banesave brenda nje viti.

  • Nuk kane me njerez te afte qe te dine te mbledhin tatimet e taksat.Kane firuar, u kane ikur te gjithe.Me keq do te jete pak me vone.

  • Pse lodheni kot o komentues te mesiperm .Jane martuar gjate ketyre mbi 6 vite hajduteria me injorancen , e prisni ju hajer ???
    Ne qeverisjen mbi 6 vite e gjysem te ripjelljes se Rames ,bashke me timon e tepsi , as edhe nje firme serioze nuk ka investuar ne shqiperi .Dhe kur pyetet ky Rama per kete problem ,nxihet behet vrer ,dhe fut koken poshte reres me keq se struci .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *