Të ardhurat e mbledhura nga tatimet, larg me ato të doganave

anazapta

Dy institucionet financiare që velin të ardhurat për arkën e shtetit, tatime dhe dogana kanë nivele të ndryshme performance ne 5 vitet e fundit. Sipas një studimi krahasimor të bërë nga Open Data Albania, Doganat janë ato që kanë siguruar më shumë të ardhura nga viti në vit se sa të ardhurat nga tatimet. Kjo jo në një raport të krahasuar mes njëra-tjetrës, për shkak të specifikave të ndryshme, por mes vetë performancës së tyre në mbledhjen e këtyre të ardhurave. Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave janë në nivele më të larta krahasuar me ato të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kjo epërsi e DPD sa vjen dhe është theksuar këto 5 vitet e fundit. Në vitin 2009 ky raport ishte pothuajse i barabartë, me një epërsi të vogël të DPD, por situata paraqitet komplet ndryshe në vitin që lamë pas ku 39 për qind e të ardhurave nga tatimet dhe doganat u mblodhën nga DPT dhe pjesa tjetër prej 61 për qind u mblodh nga DPD.

Kështu në 5 vitet e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka pasur një rritje të vazhdueshme të mbledhjes së të ardhurave që janë kompetencë e saj. Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin 2010, ku krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e mbledhura u rritën me 13 për qind. Për sa i përket vitit 2013 të ardhurat e mbledhura nga DPD krahasuar me një vit më parë u rritën me 9 për qind. Një pjesë e kësaj rritje vjen dhe nga mbledhja e akcizave dhe fakti që kjo mbledhjen tashmë është tërësisht nën kompetencat e DPD. Nga ana tjetër, të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë rritur me ritme më të ulëta. Rritjen më të madhe e ka pasur në vitin vitin 2011, ku krahasuar me një vit më parë, të ardhura e mbledhura nga DPT u rritën me 5 për qind. Në vitin 2013 kemi një rënie të të ardhurave të mbledhura nga DPT me 13 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo ulje vjen më së shumti nga heqja e kompetencës për mbledhje të akcizës sikurse edhe performanca. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që mblidhen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qendrore. Përgjegjës për mbledhjen e tyre janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave.

 

Share This Article
1 Comment
  • DPD ka perparesi pasi ne Shqiperi nuk prodhohet, por importohet me shumice. Keshtu qe TVSH-ja qe eshte tatimi me i larte mblidhet qe ne dogane se bashku me taksen doganore dhe akcizen, ndersa Drejtorise se Tatimeve u mbetet te mbledhin tatim fitimin dhe TAP-in ku duhet te luftojne me informalitetin dhe evazionin e madh qe ekziston.Rrugen me te shkurter qe gjejne per te permbushur planin eshte futja e gjobave miliona euro kompanive me te rregullta me kapital te huaj, ndersa marrin kafen nga “gjigandet” e ekonomise shqiptare qe paguajne detyrime sa nje hotel apo restorant i mire ne bllok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *