Dërgesat e emigrantëve, ose siç njihen ndryshe remitancat shënojnë rënie në tre mujorin e parë të vitit.
Emigrantët në Itali, Greqi e vende të tjera u kanë dërguar të afërmeve të tyre në Shqipëri 128 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2016. Kjo shumë është 10% më e ulët se në njëjtën periudhë të një viti më parë, megjithatë vijon të mbetet më e lartë se periudha përkatëse 2013-2014.
Pasi remitancat shënuan një rënie të vazhdueshme pas kulmit të arritur në vitin 2007, rrjedhojë e tendencës ciklike dhe krizës globale, në 2015-n, ato nisën sërish rritjen. Kjo dukuri u shpjegua nga ekspertët me rigjallërimin e emigracionit.
Në gjysmën e parë të 2015-s, remitancat u rritën me rreth 18%. Por, gjysma e dytë shënoi sërish rënie, ku efektin kryesor e dha kriza në Greqi, teksa shteti helen rrezikoi deri daljen nga euro dhe mbylli bankat e ndaloi transfertat në korrik.
Në tremujorin e tretë, paratë që emigrantët dërguan në shtëpitë e tyre ranë me 18%, tendencë që vijoi dhe në muajt e fundit, ndërsa për gjithë vitin ato u rritën me 1%. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera.
Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar 10 mijë.
Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend.
Rigjallërimi i emigracionit vitin e fundit (pavarësisht kthimeve të larta një pjesë do të arrijnë të integrohen) pritet të zgjasë më tej ciklimin e remitancave në vend.

Kur ftofet gjyshja m’tajare ja kput vetem mufka…
Vetem brenda vitit te fundit numri i shqiptareve qe braktisen vendlindjen kapi shifra shokuese. Behet fjale per rreth 100.000 persona, numer ky i pa pare ndonjehere gjate gjithe periudhen kohore te cerekshekullit te fundit.
As ne fillim te viteve 90′ dhe as pas katrahures se ’97-es nuk pati largime kaq masive sa ne 2015-en !!!
Renia e remitancave ka te beje jo vetem me ndergjegjesimin e emigranteve per te mos ua bere pashqesh valuten atyre, te cilet si udherrefyes te tyre kane politikat e paskrupullta zhvatese, por edhe me uljen e kerkeses per ndihme prej atyre pak familjareve qe u kane mbetur ne vend.