Të ardhurat nga taksa e pasurisë, ndryshimi i llogaritjes ndikon në financat vendore

Edlira Shehu

Një burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin vendor përfaqësohet nga ajo nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Sipas raportit  të publikuar për financat vendore,  në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, të ardhurat nga kjo taksë regjistruan një vlerë prej rreth 2.6 miliard lekë, në rritje modeste me 2.5% në terma vjetorë.

Në të gjitha vitet e marra në analizë, taksa mbi ndërtesat përbën mesatarisht rreth 87.8% dhe të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore zënë 10.2%, ndaj totalit të të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme.

Në terma vjetorë, të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat rezultuan në rreth 2.4 miliard lekë, në rritje me rreth 5.6% në gjashtë muajt e parë të vitit 2017. Në të kundërt, të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore shënuan rënie vjetore të theksuar me rreth 20.6% krahasuar me një vit më parë. Taksa e truallit nuk rezulton të ketë regjistruar të ardhura në  këtë periudhë.  Nga analiza e këtij raporti, ky nivel mund të lidhet me problematikat e mungesës pothuajse totale të regjistrave të bazës së taksës dhe taksapaguesve.

Aktualisht, qeveria qendrore në këshillimin të vazhdueshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar,  ka propozuar  reformimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Veçanërisht, synohet kalimi nga taksa me bazë fikse (i aplikuar aktualisht), në aplikimin e taksës së ndërtesës mbi vlerën e tregut të pronës.

Në vijim të krijimit të regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastrës fiskale) dhe reformimit të taksës së ndërtesës, të ardhurat në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore pritet të pësojnë rritje të ndjeshme.

Share This Article
2 Comments
  • si cdo taks edhe kjo duhet paguar pasi me ane te taksave mbahen financat e shtetit. po menduam qe tja fusim shtetit sot e te bejm lek neser te vjen demi dyfish. me perpara nuk eshte se ka pasur ndonje shtet kushedi se ca por tani me ndihmen e fmn besoj se kemi bere shume hapa perpara drejt formalizimit te gjithckaje qe nuk ishe bere deri me sot

  • Ah ah ah… tash do shohim shtepija qe kushtojne 1 euro sikur po shohim nje zdrypje te rrogave te majme,qe te mos paguajne taxa..

    Taxa eshte kollaj me vu, edhe ka nje mije e nje loje po ka nje shprehje e forte qe cdo politikan e di jashte Shqiperise « trop d’impots tue l’impot » teper taxa mbyt fitimin nga taxat, se njerezet cdo here do gjen nje menyre per te mos i paguar..Ma mire nje tax e perballueshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *