Elmaz Puto
Në një nga mbledhjet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, aty nga muaji maj i vitit 1984, kur po pinim kafen e mëngjesit, Presidenti i Republikës hapi një bisedë për të arratisurit. Midis të tjerash Ramiz Alia theksoi:“Mendojmë ta ndryshojmë ligjin për të arratisurit , por nuk do Elmaz Puto”.
U befasova! Në fakt nuk kisha guxuar kurrë të hidhja ide të tilla, megjithë predispozicionin që mund të kisha për të bërë një diferencim në kategoritë e njerëzve që konsideroheshin të arratisur, domethënë “tradhtarë!”- Po, po, unë jam pengesa kryesore – ja ktheva me një nënqeshje! E njihja taktikën e tij. Shpesh të provokonte për të tatuar pulsin, ose për tëtë nxitur të shpreheshe lirshëm për atë që mendoje. Jo rrallë theksonte: thuaje hapur mendimin tënd! Por më tej, nuk ndryshonte gjë… Por, më diplomat dhe më liberal se të tjerët ishte!
Kurpodilnim nga godina e Presidencës e pyes Rahman Hankun (ishte dhe ai Anëtar i Presidiumit), se si e kuptoi provokimin e Presidentit ndaj meje? Rahmani ishte një kuadër i mirënjohur dhe me autoritet, për shumë vite ministër i suksesshëm i ndërtimit. Ishte kënaqësi të bisedoje apo të konsultoheshe me të! -Unë e kuptova si nxitje për të vepruar, ke rastin të bësh diçka me vlerë,- më këshilloi ai! Provokimi ose më mirë të themi ngacmimi i Presidentit më vuri në mendime!
Disa muaj më parë nga ajo kohë, kisha marrë një letër nga një grup njerëzish nga fshati Sotirë, në Dropullin e Sipërm! Në atë letër kërkohej t’u hiqej cilësimi “i arratisur”, në mos gaboj, rreth 10 personave familjarë të tyre..! Të interesuarit shpjegonin se ata ishin larguar për në Greqi për shkaqe hakmarrjeje pikërisht më 29 nëntor tëvitit 1944. Diskutimi i problemit në një mbledhje të të gjithë popullit, argumentet dhe faktet që sollën aty sidomos të moshuarit, ishin bindëse dhe nuk linin shteg për keqkuptim! Autoritetet kompetente u detyruan t’i çregjistronin si të arratisur. Ishte një fatmirësi e madhe për ato familje! U lehtësuan nga një ngarkesë politike e pamerituar. Por ajo që do të donim të bënim tani nuk ishte kaq e thjeshtë. Mendova se do të ishte më e arsyeshme që pasi të më paraqitej studimi nga organet përkatëse(dega e punëve të brendshme), ta diskutoja në Byronë e Komitetit të Partisë të Rrethit, por……..!
Gjirokastra si rreth kufitar me Greqinë dhe me minoritet grek, kishte një mijë arsye që numri i të arratisurvetë ishte jo i vogël! Sipas ligjit quheshin të arratisur të gjithë ata shtetas të Republikës së Shqipërisë, që ishin larguar nga vendi pas datës 29 nëntor 1944. Ligji nuk bënte asnjë diferencim: Si bashkëpunëtorët e fashizmit që u larguan pas Çlirimit të vendit dhe që kishin lyer duart me gjak, si ata që në vite kishin kryer veprimtari të ndryshme kriminale si të tjerët që ishin larguar për një jetë më të mirë dhe pa patur asnjë konflikt me pushtetin e ri, madje edhe fëmijët e vegjël që prindërit i kishin marrë me vete, ishin të gjithë njëlloj“të arratisur”.
Një nga fshatrat me më shumë të arratisur ishte Sopiku, një fshat i madh në krahinën malore të Pogonit, ku numëroheshin rrethqindra të tillë! Numri i madh i të arratisurve siç i quanim, kishte të bënte kryesisht me afërsinë shtëpive të fshatit me kufirin, me vështirësitë e terrenit dhe për ta kontrolluar atë etj. Disa prej të larguarve kishin të afërm në fshatrat e Pogonit grek, ku gjenin strehë, ndihmoheshin për t’u stabilizuar aty ose për të vazhduar rrugëtimin drejt Janinës, Athinës etj. Më pas kur masat për forcimin e kufirit nga ana jonë, sidomos kur përfundoi lufta civile në Greqi, shumë syresh mbetën andej. Në kohën kur Greqia kalonte kalvarin e luftës vëllavrasëse, njerëzit i drejtoheshin Amerikës, Argjentinës e deri Australisë, vende këto të paprekura nga Lufta e Dytë Botërore. Por kishte pasur më pas edhe të rinj të cilët ëndërronin një jetë më të mirë… Tregimet e më të moshuarve për ndryshimet ekonomike midis Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos mundësia që prej andej mund të largoheshe për në shtete të Perëndimit i joshnin shumë të rinjtë, sidomos të zonave kufitare, shto këtu edhe faktin që ata e ndienin veten grekë.

Të gjitha këto po ti shikoje hollë- hollë, konstatoje se nuk kishte arsye të vërteta politike, arsye që mund të lidheshin me ndonjë armiqësi me Partinë Komuniste apo Partinë e Punës siç u quajt më pas. Këto zona, duke përfshirë dhe Zagorinë shqipfolëse aty pranë, për shkak të kushteve natyrore, klimës së ashpër, gjithmonë patën preferuar kurbetin si mjet shpëtimi nga që “nuk i ushqente vendi i tyre”. Kjo traditë u ndërpre menjëherë dhe brutalisht për shkak të ndarjes së madhe në kampe të Europës dhe “burgosi” nënjëfarë mënyre miliona njerëz të cilët do të kishin mundësinë të zgjidhnin më të mirën për jetën e tyre. Dihet që arratisja nga vendi, si antiligjore ishteatëherëmjeti i fundit që zgjidhte një njeri i ndershëm, por shpesh hallet dhe vështirësitë e jetës e detyronin! Nuk flas për ata që kishin kryer krime dhe donin t’i shpëtonin drejtësisë. Askush nuk dëshiron të largohet nga shteti i vet, nga familja dhe të afërmit nëqoftëse i ka punët në rregull. Sikur shteti i atëhershëm, sikundër dhe qeveritë pas ‘90-tës t’ju krijonin shtetasve të tyre, kushte të mira jetese , do të ishin shumë të pakët ata që do të kërkonin të largoheshin nga vendi! Që të jem i sinqertë, arsyetimi im asokohe mund të mos ishte kaq i plotë sa mund të jetë tani, por sidoqoftë atë situatë për të arratisurit, kur ishin futur “të gjithë në një thes” e konsideroja paradoksale.
Pikërisht ditën kur isha në takim me popullin në Sopik, një njoftim se më kërkonin urgjent në telefon nga Komiteti Qendror i Partisë, më tingëlloi jo mirë! Ishte Hekuran Isai, në atë kohë anëtar i byrosë politike dhe ministër i Punëve të Brendshme.Pasi u përshëndetëm me ton urdhërues më thotë “Atë problem mos e diskuto!” Më jep urdhër si anëtar i byrosë politike apo si Ministër i Brendshëmishte përgjigjja e ime! Mu kundërpërgjigj përsëri me ton: Merre si të duash! Mesaduket e kishin njoftuar konservatorët që nuk donin ndryshime në status quonë dhe që kishin frikën e daljes së sekreteve shtetërore, siç klasifikoheshin asokohe gjëra të tilla! U largova nga Sopiku i pezmatuar. Bashkëpunëtorët që kisha në makinë shikonin njëri tjetrin me habi sepse më shikonin që isha “në një botë tjetër”,pra si të thuash isha tjetërsuar.
Nuk mund të vazhdoja më me hulumtimet e mia dhe të bëhesha “më katolik se Papa i Romës”. Kisha të drejtë të mendoja njëherësh edhe për fëmijët e mi!
Politika që mund të bëhej me një ligj më liberal dhe njerëzor për kohën, veç të mirave, të këqija nuk do të kishte. Nuk munda ta kuptoja atëherëRamizAlinë, që nga njëra anë më nxiti të veproja, kurse nga ana tjetër mesa mendoj, porositi Hekuranin të më ndalonte! Për atë situatë dhe të tjera probleme mund tëbëja vetëm supozime, por jo më shumë, sepse nuk e dija si diskutoheshin gjërat në “kokën e Partisë”, sepse unë nuk isha gjë tjetër veçse një kandidat i komitetit qendror dhe një sekretar partie në provincë. Koncepti që kish kapluar dikur shoqërinë sovjetike “ Znajetnaçastvo” (E dinë ata lart)që ne e kritikonim me të ashtuquajturën: vija e masave, mesa duket kishte hedhur rrënjë edhe tek ne. Disa muaj më vonë, në një mbledhje të K. Q. do takohesha me RamizAlinë. Më tha se së shpejti ai problem do merrte zgjidhje, por në fakt ai ligj për të arratisurit, do të binte bashkë me të tjerat.. vetëm pas ‘91-shit!
Binte në sy fakti që njerëzit e thjeshtë, familjarët e të arratisurve nuk i lëndonin, përkundrazi me qëndrimin që mbanin, sikur donin t’ju thoshin: ju s’keni ndonjë faj pse ju ka ndodhur kjo…Këtë fakt e kam përjetuar që në moshën e rinisë sidomos kur punoja si tornitor në një ofiçinë në Gjirokastër. Aty kisha një shok nga Derviçiani, një fshat i Dropullit, që e kishte babain të arratisur! Kurrë nuk mbaj mend që edhe në raste grindjeje,dikush t’ia përmendte të atin! Ndërsa po të ndodhte ndonjë dëmtim në makineri apo të binte diku zjarr, të ngordhnin bagëti, të dëmtohej prona socialiste, etj., në radhë të parë dyshimet e administratës shtetërore dhe sidomos të sigurimit të shtetit dhe të policisë, edhe pse mund të mos kishin asnjë faj,sigurisht do të hidheshin pikërisht mbi këta njerëz!
Mbas një grindje që përfundoi në rrahje, mikun tim tornitorin mjeshtër, gjyqi e dënoi me 6 muaj burg. Se sa ndikoi në këtë vendim fakti që ai kishte babain të arratisur nuk e di, sepse nuk isha në sallën e gjyqit, por vështirë të mendohej në atë kohë se ky fakt nuk ndihmoi palën tjetër. Pasi kreu dënimin u paraqit në ndërmarrjen ku kishte punuar për të rifilluar punë. Drejtori indërmarrjes ishte dakord, por sekretari i organizatës së partisë ngulte këmbë në të kundërtën! Miku im më takoi tek “Sheshi i Çerçizit” dhe ma qau hallin me dy fjalë. E ndjeva se po bëhej një padrejtësi ndaj tij, jo pse ishte shoku im i dikurshëm, porsepse e drejta e punës është mjeti më i domosdoshëm i jetesësdhe si i tillë duhet të respektohet me rreptësi. Aty për aty formulova një letër për sekretarin e organizatës së partisë ku i theksova: E drejta e punës për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë është e garantuar me ligj. Do ta pranoni në punë apo kërkoni të gjykoheni për qëndrime në kundërshtim me ligjet e shtetit!
Shumë vite më vonë, miku im tashmë në emigracion,kërkonte punë në një ofiçinë të Pireut. Pasi e vuri në provë, pronari grek e pyet “Ka shumë tornitorë si ty Shqipëria?”.“Doemos” i përgjigjet mjeshtri! Përderisa kishim uzina dhe kombinate mekanike më të mëdha se tuajat, ka patur shumë mekanikë edhe më të mirë se unë!”
Fundi vitit 1991 më gjeti në Gjirokastër. Isha kthyer nga Skrapari me mendimin që të sistemohesha në qytetin tim të lindjes.Ishte koha kur po mendoja për mbijetesën e familjes sime. Në një nga ato ditë, kur isha duke pirë kafe me Avni Çuçin, miku dhe bashkëpunëtori im i vjetër, vura re të hynin në kafene dy burra. Sapo zunë vend jo larg nga tavolina jonë, më i riu diçka i tha tjetrit duke ia bërë me shenjë nga ne! Kuptova që ai më njihte dhe po më prezantonte tek tjetri! Pas pak u ngritën dhe na erdhën pranë. Më i moshuari rreth 55 vjeç pak i shkurtër me një trup muskuloz dhe sy të mprehtë, m’u drejtua duke më thënë : “Jam AvdulHakanBanushi,desha t’ju takoj dhe falënderoj për qëndrimin që ke mbajtur ndaj babait tim!”
Ishte ish- diversanti legjendë që pas arratisjes dhe përgatitjes në shkollat e spiunazhit të CIA-s, kishte hyrë disa here me misione në Shqipëri dhe më në fund ishte kapur dhe dënuar me 25 vjet burg. Me fillimin e proceseve demokratike ishte liruar nga burgu.
Në një rast pasi kishte hyrë në Shqipëri, e kapën si të dyshuar pa e ditur kush ishte. Ishte mbrëmje dhe verifikimi do bëhej të nesërmen. Gjatë natës kur i ndaluari vuri re që oficeri i rojës po dremiste, u largua me kujdes nga dhoma e paraburgimit, doli në rrugën kryesore, hipi mbi një kamion në ecje e sipër, zbriti afër Jorgucatit në Dropull, kaloi kufirin dhe malin e Buretos dhe të nesërmen u gjend në shtetin matanë!
Me familjen e Avdulit kisha miqësi të hershme. Që nga vitet ‘60-të kur punoja me rininë, vëllai tij Hodua ishte sekretari i rinisë të fshatit dhe herë pas here më merrte në shtëpinë e tij. Babai i tij më kishte lënë mbresa të pashlyeshme, si mikpritës, hokatar dhe i këndshëm në bisedat që bënim. Në fshat për shumë vite kishte qenë edhe kryetar i frontit demokratik të atëhershëm. Sa herë që shkoja në fshat e kërkoja. Për ndonjë hall që kishte më kishte ardhur dhe në shtëpi nëGjirokastër. Në atë kohë askush nuk shkroi ndonjë letër anonime për zbutje të luftës se klasave nga ana ime, siç mund të ndodhte gjetkë! Mirëpo kur u “gradova” sekretar i komitetit të partisë, një komunist “parimordhe mbrojtës i flaktë i vijës së partisë”,që shpirtin e kishte më të zi se fytyra ezmere e tij, i shkroi letër Komitetit Qendror të Partisë. Në atë letër thuhej se“Elmaz Puto, ka lënë mënjanë familjet e dëshmorëve dhe bën vizita në familjet e të arratisurve dhe të përjashtuarve nga partia”. E vërteta ishte që unë nuk kisha lënë familje dëshmori pa shkuar për vizitë. Kur ajo letër, me porosi të K.Q. u diskutua në popull, u çlirova nga ankthi. Mund që ta kisha pësuar keq, por golëmasit më mbrojtën si birin e tyre! Por dhe për xhaHakanin, d.m.th. të atin e të arratisurit, diskutantët thanë fjalë të mira, dukej që e respektonin.Të gjitha këto, familjarët ia kishin treguar Avdulit pasi ishte liruar nga burgu.
Mbresa më la predispozicioni i tij për të më ndihmuar kur mësoi që edhe pse isha i transferuar, Bashkia e Qytetit të Gjirokastrës nuk po më jepte shtëpi banimi! E habitshme për këdo që e dëgjon, por ishte e vërtetë oferta e tij, gati të më jepte apartamentin e vogël të tij.Qoftë edhe vetëm fjala e mirë kishte vlera të jashtëzakonshme.Shteti të cilit i shërbeva me devotshmëri për 35 vjet më braktisi, kurse një i dënuar 25 vjet burg donte të më ndihmonte! Ky njeri i vuajtur për shumë vite në burgun e Burrelit dhe i brumosur me urrejtje ndaj sistemit komunist, ishte më objektiv dhe më demokrat nga shumë të tjerë ish të privilegjuar të monizmit që vetëm helm dinë të nxjerrin nga goja si dhe nga ata që e heqin veten flamurtarë të demokracisë dhe që shumë prej tyre na dolën në krye të shtetit demokratik. Në fakt sot kemi një palo demokraci ku rrugaçi bëhet deputet dhe miliarder, ku pasuria e popullit përvetësohet nga një grusht politikanësh, qëme paratë e vjedhura ndërtojnë vila luksoze dhe kështjella, që paratë i maskojnë në emrin e familjarëve e deri baxhanakëve, vjehrrave dhe “miqve të zemrës”, apo i depozitojnë në bankat e huaja, dhe nga ana tjetër “lozin teatër” duke u hequr sikur u qan zemra për të varfrit dhe popullin në tërësi.
Në emigracion do të njihesha me PiroNuredinin, ish punëtor operativ i sigurimit të shtetit i ngarkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për përpunimin e A. B. në burgun e Burrelit. Pasi u njoha dhe me ditarin e oficerit, mësova gjëra të reja për ish-diversantin në fjalë.
Në një nga ditët e para pasi ishte dënuar nga gjyqi, me dy paqeta cigare dhe dy kafe në dorë mbërrin në qelinë e A.B., z.v. Ministri R. K. Qëllimi i tij ishte që i dënuari të dekonspironte bazat e spiunazhit të huaj që vepronin kundër vendit tonë, brenda dhe jashtë! Meqë ai dinte shumë për ato që interesohej shteti shqiptar! Të dënuarit nuk i pëlqeu aspak as ardhja e numrit dy të ministrisë së Brendshme,as kërkesa e tij. Unë erdha në Shqipëri t’ju vë minat, kurse ty kërkon të më kompremetosh me një paketë cigare? Kthe majat nga ke thembrat se nga unë s’merr gjë,- ja priti i burgosuri! Nuk ishte e lehtë të hapej goja e njeriut të CIA-s!Ndoshta duhej vepruar ndryshe!
Pika më e dobët e të burgosurit ishte dashuria që kish patur për të atin, të cilin e dinte të vdekur! Pikërisht këtu fillon miqësia e punëtorit operativ me të burgosurin. Kur oficeri i sigurimit i hapi magnetofonin dhe Avduli dëgjoi zërin e të atit, u bind që ai rronte. Gjer në atë çast mendonte se kërkonin ta mashtronin. Tashmë kishte ardhur koha që të bëhej një marrëveshje. T’i lejohej takimi me të atin dhe ai të hapte sadopak “valixhen e sekreteve”.Pasi u përgatit vija e sjelljes(nënkupto të gjitha masat për kurorëzimin me sukses të takimit dhe për të shmangur të papriturat gjatë udhëtimit), u nisën për në Gjirokastër. Takimi me familjarët ishte organizuar të bëhej në shtëpinë e një vëllai të burgosurit që banonte në atë qytet.
Kur po i afroheshin Ujit të Ftohtë të Tepelenës, papritur i burgosuri kërkoi t’i bëhej një nder…. ta shpinin në Golëm. Donte vetëm të çmallej sadopak, të shikonte fshatin e lindjes nga larg! Ishte kjo një kërkesë e paparashikuar dhe rreptësisht e ndaluar për oficerin përgjegjës në atë mision. Rreziku ishte i dukshëm, por dhe e kundërta do prishte punë.Nuk kishte kohë dhe mundësi për të biseduar me qendrën. E kthyen makinën drejt Golëmit dhe pas 40 minutash mbërritënnë një vend të përshtatshëm, ku dukeshin shumica e shtëpive të fshatit. Kishte 40 vjet që kur ishte larguar dhe s’ishte kthyer më. U ul në gjunjë, mori një grusht e puthi dhe filloi të qante….
Në Gjirokastër i ati dhe vëllezërit prisnin me padurim. Takimi i fshehtë ishte i përmallshëm dhe mbresëlënës! Atë natë familja Banushi e gdhiu e përqafuar.
Pas kthimit në qelinë e burgut i dënuari filloi të hapë gojën duke treguar disa nga bazat e spiunazhit të huaj që vepronin kundër vendit tonë si në Kroaci, Greqi, apo edhe brenda vendit si në Hotel “Vollga” në Durrës etj. Vështirë të mendohet që i burgosuri dha çdo gjë që dinte! Por për aq sa dha nuk lidhej vetëm me plotësimin e disa kërkesave të tij! Pa dyshim luante rol dhe ndjenja e patriotizmit! Sistemin monist e urrente, por Shqipërinë e donte! Midis të tjerash tregonte që në shkollën e spiunazhit ku kishte shumë të arratisur nga vendet e lindjes, shumë prej tyre flisnin memospërfillje për Shqipërinë! Në një rast kur në sallë ndodheshin qindra të arratisur dhe televizioni tregonte debatin për pranimin e Kinës në O.K.B.dhe ambasadorin shqiptar që fliste për padrejtësinë që i bëhej popullit më të madh në botë,kur i ra tavolinës me grusht,Avduliu ngrit në këmbë duke iu drejtuar të tjerëve duke u thënë me krenari: “E shikoni ky është vendi im!”
Jopatriotë ishin Vërlacët që ia falën gjithë vendin Italisë Fashiste, ishte Ahmet Zogu që i fali Jugosllavisë Shën Naunin dhe pjesë nga Vermoshi, që mori floririn dhe ia mbathi duke braktisur vendin në çastet më kritike. Nuk mund të jenë patriotë ata që shkatërruan shtetin, zjarrvënësit e djersës së popullit në 40 vjet punë vetëmohuese,politikanët që pasuritë kombëtare ua japin me koncesion të huajve vetëm për të mbushur xhepat e tyre, duke siguruar një jetë përrallore për vete dhe familjarët e tyre, ata që pa iu dridhur qerpiku dhanë urdhër të vriten njerëz në bulevard, që bashkëpunojnë me terroristë etj. Atyre u takon mallkimi i popullit dhe jo ish të arratisurve që nuk kanë bërë krime dhe as sigurimsave që kanë bërë detyrën, brenda ligjeve të kohësdhe nuk kanë kryer faje të dënueshme nga ligjet e kohës. Po a mund të futen të gjithë sigurimsat në një thes? Aka në botë ndonjë shtet normal, si në kohët e kaluara dhe të sotme që nuk ka sigurim? PiroNuredini që përmenda më lart, nuk ishte një fenomen i rrallë në sigurimin e shtetit. Të mirë ishin shumica! Nuk flas vetëm për heronjtë e ndeshjeve me diversantët! Kam njohur shumë oficerë të sigurimit që kryenin ndershmërisht detyrën e tyre në disa rrethe të vendit! Në rrethin e Gjirokastrës kanë mbetur në memorien e të moshuarve, kryetarë të degëve të punëve të Brendshmeqë gëzonin respektin dhe simpatinë e popullit,që kujtohen për mirë edhe sot, si ManolMilo, Besim Selita, Marash Kola, Jorgaq Mihali, Sefer Alikaj etj.
Zhurma e qëllimshme propagandistike e këtyre 28 viteve të fundit, sikur të gjithë punonjësit e sigurimit ishin xhelatë, vrasës, njerëz të pashpirt etj. është shpifje e ulët dhe mashtrim! Por sigurisht ka patur dhe oficerë të sigurimit që duke tejkaluar keqdaqësisht dhe poshtërsisht kompetencat që u jepte ligji, për përfitime personale dhe abuzime, për t’u dukur para eprorëve etj., duke ua bërë jetën skëterrë mjaft njerëzve pa faj! Dëmin më të madh e sillte sektarizmi i disa kryetarëve të degëve dhe sidomos përkrahja që ata siguronin nga drejtues të ministrisë së Brendshme për veprimet e tyre të mbrapshta! Dhe kur këto veprime “binin erë”, ministria në vend që t’i ndëshkonte, i transferonte në rrethe të tjera dhe më pas i ngrinte edhe në përgjegjësi! Me të tillë kryetarë degësh jam ndeshur në Gjirokastër, Skrapar, Kolonjë! Sot sigurimsa të tillë nëqoftëserrojnë nuk guxojnë të ballafaqohen me njerëzit në qytetet ku kanë punuar!

Plebeu I qytetit te Gjirokastres Puto ,,, na flet per ministrine e terrorit ne fund te kujtimeve te tij !! Kjo ministri e terrorit ka pas te mire po dhe te keqinj ne gjirin e saj .
Plebeu apo fosilija Puto si mbeturine e shoqerise me te degjenerur qe ka pare ky popull I mjere per 50 vjet resht ,,, eshte me mire te heshtesh se sa te hamulitesh se te mencurit kurre nuk flasin pa mare kandarin per te peshuar njerin apo tjetrin . Istitucioni me I degjeneruar dhe me I peshtire dhe me kriminel nuk ka qene ministrija e terrorit [ ministrija e puneve te brendeshme ]
por komiteti I parties qe jipte direktivat si te kryesh terrori dhe degjenerimi I popullit te mjere shqiptar.
Pis I pisit nga Putot,, pa direktiven e ndyresise komuniste qe dilte nga komiteti I partiese [ ose burdellua shqiptare ] ministrija e terrorit nuk levizte nje qime . Plebeu ngelet plebe sic eshte krijuar brez pas brezi,,, pa koment .
Nuk ka Epiriot tradhetar,ata qe tradhetojne ne jug Nuk jane Arber,por ardhje dyndje vllehobullgare.Vendasit Epiriote nuk e kane tradhetuar kurre ate vend.
Sa here jane nderruar regjimet , ne Shqiperi eshte kryer nje masaker me intelektualet , ose qeverritaret me te mire , te regjimit pasardhes . Zogu persekutoi dhe vrau , neper prita , fanolistet . Enveri eliminoi shtresen e intelektualeve te shquar te viteve 30 , qe ishin nje shtrese solide dijetaresh te pa perseritshem , Sali Berisha ne fund te shkullit 20 , gjeti menyrat “demokratike “, per te eliminuar shume nepunes te devotshem te Diktatures enveriste , por ishin dhe jane bij te popullit shqiptar dhe ne postin , qe kane pasur , kane zbutur goditjet e diktatures , ndaj popullit . Ish intelektualet moniste , qe I kishte pergatitur Diktatura , ishin shumica njerez , qe e urrenin Diktaturen . Pikerisht keta u eliminuan . Nje pjese I eliminoi vete Enveri , si armiq , si puciste , si sabotarore . Te tjeret I eliminoi Sali Berisha , se nuk permbushnin formatin e tij te Diktatures te re , qe e mbiquajti demokraci . Nepunesit dhe funksionaret e asaj kohe , kishin nje pervoje te gjate , qe duhej te cfrytezohej , per qeverrisje . Ishte ajo pjese , qe nuk kishin tejkaluar detyrat ligjore dhe , paten mbrojtur popullin . Dy prej tyre po I permend : Siat Tozaj dhe Petro Dode . Ishin me detyra te larta , po I donte populli , sepes u treguan racionale ne detyre . Si keta ka pasur ministra , Kryetare komitetesh , ushtarake , njerez te drejtesise , qe e mbronin popullin , sic ka pasur dhe prokurore , gjyqtare dhe punonjes te Ministrise se brendeshme , me sens pozitiv popullor . Po permend nje prej tyre , Kapllan Shehu , u emerua , Kryetar I deges Brenshme ne Lushnje dhe u soll , me dinjitet ndaj popullit , per aq sa ishte e mundur , ne ate sistem . Saliu me Meksin , Neritanin , Pashkon e quan veten antikomuniste , duke vene ne kryq antikomunistet e vertete . Po qe se regjimin I ri demokratik do te ishte marre ne dore , nga intelektuale te ndershem te asaj kohe , Demokracia do te kishte zbritur shume bute . Keta kishin pervojen e gjate te punes dhe kishin dhene prova se e donin popullin. Faktikisht ata , qe moren pushtetin , nuk kishin firmosur as nje bordero punesimi . Nuk kishin haber nga administrate dhe lejuan baderdine e ekonomise , u pasuruan , per vete dhe per miqte , duke vijuar , vendi yne te mbetet vendi , me varferi te trasheguar . Ne disa vende te Europes lindore , ku u mirtrajtua shtresa e intelektualve te shquar , rendi demokratik funksionoi normalisht dhe aktualisht kemi nje Kroaci , Azerbazhan , Slloveni, Estoni etj .shtete me ekonomi te qendrushme dhe pa oligarki te theksuar . Kush merr pushtetin , duhet te mendoi , me ke do te qeverrisi . Injoranca kurre nuk qeverris , por sundon. Zgalem
Nje shkrim qe ngerthen te verteta reale, dhene pa zbukurime nga nje autor qe gjate tere veprimtarise se vet, me detyrat qe pati kurre nuk gjykoi si fanatik i regjimit te shkuar. Ne qe e njohem sadopak Elmaz Puton, ruajme ne kujtese nje drejtues qe gjente shtigje per te mos i gjykuar gjerat me lupen e acarimit e ekstremizmit, por me nje kujdes e motivim prr ti ruajtur njerzit. Rastet qe permenden flasin qarte per kete dhe teper domethenes per kohen. Autori i ketij shkrimi me prirje me teper liberale, sigurisht, mbahet me te drejte mend si i tille, me shpirt te gjere, por dhe me vizionin per ti goditur fenomenet qe binin ndesh me “vijen” por dhe me kujdesin ne emer “te ruajtjes se njerzve, per te mos i kthyer ne armiq”.
Per shkrime si ky mendoj se lexuesit kane nevoje, pavaresisht moshes, autore te te cileve kane patur realisht, per arsyet qe permendem, nje reputacion te mire brenda kuadrit te kohes.