Të arrestojmë vetëm Ali Babën?

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Zotit Malaj, do t’i drejtohem vetëm me një pyetje: Në qoftë se arrestojmë Ali Babën dhe i mbajmë në mbikëqyrje 40 hajdutët që mbaheshin për të ndershëm, a është e rregullt të zgjidhet njëri nga ata kryetar, vetëm se i ka zgjedhur parlamenti ku ju keni qenë deputet?

Kështu u zgjodh edhe ministri i Financave, një menaxher i 6 firmave piramidale. Mos vallë janë të pazëvendësueshëm? Si hajdutë po, janë të pazëvendësueshëm, por aty nuk kanë më vend, as në fakultetet ku japin mësim.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk dua te komentoj permbajtjen e kesaj letre, e kam fjalen per formen. Jo nje here jam ndeshur me emrin e Ali Babes dhe referimit per te si kryehajdut. Kjo ka ardhur nga nje film paralufte dhe me vone ne vitet 60-te me titull “Ali Baba me 40 hajdutet” qe u kuptua nga nje pjese e mire e publikut sikur Ali Baba ishte kryetari i hajduteve. Ne te vertete ishte e kunderta. Ali Baba luftonte kunder tyre. Ne tregimet e popujve arabe ai eshte nje hero popullor ashtu si dhe Nastradini apo ne disa popuj Qerosi. Kurse ne shkrimet tona ai paraqitet si kryehajdut.
    Ju faleminderit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *