Të arrestuarit, të gjithë në Burgun 313 dhe në qeli të ndara, vend edhe për falje

redaktor

Dje ka qenë dita e lirë që Burgu 313 ka në dispozicion për besimtarët myslimanë që janë të arrestuar. E premtja njihet si dita e faljes së namazit. Por nuk mund të falen dot në dhomën e veçantë çdo ditë jave në këtë ambient. Ndërsa janë të lirë të falen edhe 5 herë në ditë në qelitë ku qëndrojnë. Nuk janë të izoluar të gjithë së bashku. Të tetë ndodhen në qeli të ndryshme dhe të ndarë. “Pavarësisht atyre që thonë familjarët, në këto ambiente nuk ka pasur asnjë ankesë nga të paraburgosurit e dyshuar. Të tetë vijojnë të jenë të izoluar dhe me sjellje normale si gjithë të tjerët. Nuk ka ankesa as për ushqimin”, thanë burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve. Ndërsa për të ushtruar besimin e tyre me rite siç e kërkon edhe feja myslimane, zyrtarët e burgjeve shpjegojnë se si në çdo burg, ka ambiente të veçanta, një dhomë e faljes në zonën e ajrimit, ku çdo të premte u lejohet të bëjnë faljen e madhe. “Por kjo nuk mund të ndodhë çdo ditë, pasi i bie që t’i nxjerrim nga pesë herë dita në ajrim dhe të krijohet kaos. Por ata mund të falen në qelitë e tyre”, thanë burime zyrtare. Mësohet se edhe dje të 8 të arrestuarit janë falur në dhomën e veçantë pasi ka qenë e premte dhe kjo ka ndodhur pas seancës. U janë krijuar të gjitha kushtet për të ndjekur ritet fetare si në qeli, ashtu edhe në ajrim.

Share This Article
6 Comments
  • AMAN ORE ICONI PAK MISH QINGJI SE SE HAN MISHIN E DERIT SE KAN ARDHUR PER PUSHIME ATY SE KESHTU THA BABAJ NJERIT TE BURGOSURVE KETA PISA VETEM MYSLIMAN S JAN PO JAN CA HAJDUT ORDINER SE NQOFT SE DUHET TE VDESIN TA PROVOJN VET TE PARET DHE PASTAJ TU BEJN THIRJE TE TJERVE SE PASTAJ DO VETE UN E DYTA

  • Pisa njerze! Cduan ata ne Shqiperi xhanem?Apo ka idota dhe ketu,po ne luften qe bene shqiptaret per clirimin e Kosoves jam kurioz te di sa myslym moren pjese nga bota arabe?Asnje,dhe bene mire qe nuk erdhen se ne nuk na i ndien fare per ta!

  • me i var ne litar ata taliban nuk na fut kush ne EU neve se jemi vend mysliman phuuu rrace e dhjere kta myslimenet rrofte rresheni mirdite qe edhte 10 perqind kotolik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *