Të arrish të përqeshësh Demaçin e Qosen

redaktor

Letër e nënshkruar

Bardhyl Ermini

 

DITA përshëndetje. Mendoj se opinionisti industrial zoti Bushati, në opinionin e tij stampë kovaçaneje të datës 13, me titullin “Replikë me F. Lubonjën”, duke qenë se e deklaron miqësinë me zotin Lubonja, çdo lloj keqkuptimi ndodhur prej tyre, mund ta sqaronte gojarisht nën rufitjen e ndonjë kafeje. Në këtë rast ai jo vetëm do të kursente kohën e vet, por edhe të shumicës të lexuesve, të cilët mund të mos i bezdiste me thënien e tij stresante se “e di që do të jem sërish me të (me Lubonjën) kur të përqeshim Adem Demaçin, Rexhep Qosen që po përpiqen të na e shesin Ramën si liderin e rigjetur të të gjithë shqiptarëve”.

Çudi! Opinionistët tanë kanë krijuar një siguri kaq të madhe sa ju duket se kush e di se ç’thonë kur nga goja e tyre nxjerrin turli lloj idiotësish, e në këtë rast një idiotësi të ngritur në katror. Si, si? “…kur të përqeshim Adem Demaçin e Rexhep Qosen…”? Po mirë mor zotëri, por a je në terezi?! Them mirë, thjesht për të të kujtuar se je në të drejtën tënde të as mishit e as peshkut, për të llomotitur gjithë ditën e lume. Të arrish t’i të përqeshësh Adem Demaçin dhe profesor Qosen? Por a e njeh vehten? Të përqeshësh dikë do të thotë ta tallësh atë, t’i nxjerrësh gjuhën atij. Ti kështu? Ti të kesh inteligjencën e aftësinë të tallesh me këto figura?

Së pari i ke cituar krejtësisht si pirat letrash, e së dyti ç’kanë thënë ata përveçse kanë shprehur mendimin e tyre krejt personal? Por në se ata e kanë cilësuar zotin Rama si një lider të kësaj pjese të botës ku jetojnë edhe qenie të pa lyrë si puna jote, 5 rrjeshta më sipër t’i përpiqesh ta “kritikosh” mikun tënd, duke i thënë se në Beograd Edi Rama “u soll në mënyrë europiane dhe moderne…, ai u bë në një farë mënyre pasqyra e një shqiptari kozmopolit dhe të hapur, që kontrastonte ndjeshëm me imazhin e nacionalistit të shekullit të shkuar…me tiparet e njeriut mëndje hapur e modern”.

Po ç’kanë thënë më tepër se ty dijetarët e shqiptarët e mëdhenj që ti i përmend e merr përsipër të tallesh me ta? Përkundrazi janë treguar më të rezervuar se ti, që përpiqesh me një servilizëm të pështirë të vrasësh dy zogj, edhe t’i lëpihesh zotit Rama, duke ju spërdredhur, edhe t’i lëpihesh zotit Lubonja, për të mos turbulluar ujërat e tua të qelbura. Hej bela! Të të shkoj mëndja ty të tallesh me profesor Qosen, ty që… ju lutem më falni për shprehjen, nuk je as sa pordha e tij. Ik ore legen!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *