Të babëziturit janë tinëzarë, të fortë dhe të pabesë. Ata çdo çast ëndërrojnë për babëzi të tjera. Makutëria e tyre nuk ka anë e fund. Të uriturit janë shumë në raport me ta. Megjithatë, të dyja këto kategori njerëzish jetojnë bashkë. Qeveritarët tanë janë më të babëziturit. Ja për shembull: kudo të ndalesh, si në Sarandë, Vlorë, Durrës, Mali i Rodit, Shkodër, Tiranë, njerëzit thonë me gojën plot: “I shikoni këto vila?! Janë të filanit! Këto të iksit! Kjo këtu e deputet filanit, kjo e ministrit, kjo e bosit, kjo e…” Vilat çdo ditë lulëzojnë në Shqipëri. S’kemi dëgjuar të thotë njeri deri më sot: “Kjo vilë këtu është e artist apo shkencëtar filanit!” Qeveritarët tanë çdo ditë që kalon zhvasin, vjedhin, rjepin dhe vetëm në kohë fushate nisin e premtojnë. Kjo ndodh pasi për ta është më mirë dhe më e lehtë të thajnë një pyll se të mbjellin një bimë.
SMS në DITA në 0689073730
A doni o popull te shkruheni ne librin gines:E lehte fare ,ashtu siç u udhehoqet nga koka vandale per te prishur tere pasurine tuaj qe kishit krijuare per 5o vjete tani te dalin perseri ato koka vandale dhe ketyre qe kane krijuare kete pasuri prallore per nje kohe te shkurter tja u kthejne permbyse dhe ta shohim pastaj kush eshte me i forte keta horra qe kane pushtuare shqiperine apo populli qe ka formuare kete komb.Presim me pa durim per tu bere me e mira ne interes te popullit dhe jo te plehrave,injoranteve,tradhetareve.Keta jane shume shume shume pak ne krahesim me popullin e thjeshte.Nuk jam kunder prones private,nuk jam kunder demokracise por jam deri ne vdekje kunder personave hileqare,hipokrite,hajdute,çfrytezus,pushtuse,injorant,tradhetare,dembele e te tjere te kesaj kategorije qe i kane vene thonjte ne fyte popullit tim.