“Të bashkohemi”, Sali Berisha flet nga selia: Sot, PD është parti e të gjithë demokratëve

Ornela

“Të bashkohemi”. Ky ka qenë mesazhi i Berishës, i cili ka folur sot për herë të parë nga selia e PD pasi zhvilloi një takim me Gazment Bardhin.

“Demokratëve të Shqipërisë kudo që janë, të bashkohen sot në këtë ditë për interesin më të madh të vendit dhe të kombit, shoqërisë shqiptare.

Sot, Partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve e demokrateve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar”, theksoi Berisha.

Ai tha se vendimi i Gjykatës legjitimoi më në fund, vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *