Gjithmonë kam pyetur veten si ka mundësi që megjithëse janë pasuruar nëpërmjet vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin, aq shumë sa e kanë krijuar një mirëqenie edhe më të lartë se familjet respektive në Perëndim, sërish janë kaq fshatarë dhe kaq agresivë në veprime? Sepse dihet që mirëqenia në një farë mënyre të zbut, të bën ti shikosh gjërat pak më qetë e më ndryshe. Si ka mundësi përshembull që familja Berisha dhe vetë ky Berisha, megjithëse tashmë kanë prona dhe miliarda, kanë ende kaq urrejtje e ligësi në zemër deri në pikën që vrasin fukarenj në rrugë dhe i përmendin atyre që kanë përballë lloj-lloj historish private përfshirë punë -brekët në dhomat e gjumit??
Do citoja këtu të ndjerin Klosi, i cili e kishte një përgjigje për këtë lloj “shqiptari”. E quante “kompleksi i pakorrigjueshëm i fshatit”. Është xhelozia e njerëzve që zbritën “në qendër” në mënyrë anonime me kostumet e tyre të teritalit, duke sjellë nga prapa anonimitetin, përballë atyre që kishin familje shumë më me emër, etj si një nga pasojat më jetëgjata të revolucionit kulturor të viteve 1967-‘68, me teoritë e tij të masivizmit dhe praktikën e urrejtjes, gati patologjike ndaj qytetarisë.
Ata njerëz që krijuan kompleksin e inferioritetit atëherë, ata për fat të keq morën frerët e këtij vendi. Një fatkeqësi historike. Ndoshta ju në Dita me ato kopertinat mbreselenese që ndërtoni, mund ta trajtoni disi këtë temë. Pyetja ime për berishët dhe topallët e mëdhenj e të vegjël që kanë mbushur shtetin e sotëm shqiptar me firomën dhe mentalitetin e tyre vulgar është: Mos ka ardhur vallë koha të krijojmë titullin e lartë “Katundar Nderi”? Sepse ajo që bëni, kjo luftë e re klasash, kjo urrejtje pa fre që ju duket në çdo fjalë e në çdo veprim, nuk ju dëshmon përvecse si katundarë që nuk ju përpunoka dot as kamja dhe paraja. Çantat e dorës nga 2 mijë euro apo kostumet dhe kravatat e shtrenjta nuk ju bëjnë dot qytetar me zor. Është si ajo fjala që themi ne andej nga Dukati: Kali në Selanik, plaka po na bën tertip.
Email nga adresa: [email protected]