Të vazhdosh kritikat ndaj dikujt që “ka ikur”, nuk është e fisme, por të heshtësh kur shikon se “i ikuri” vazhdon e godet dritaret me gurë, edhe kjo nuk është e moralshme. Sidoqoftë kur “i ikuri” ka hyrë në moshën e pleqërisë të ndihet i trishtuar. Pleqëria është e sikletshme për shumë arsye, duke filluar nga lodhja prej peshës së viteve mbi supe, mospranimi se je duke iu ofruar zgripit të jetës, humbja dhe zgërlaqja e logjikës, paranoja nga gjithçka, deliri për ato që ke bërë dikur e që tani të fanepsen para syve si dekorata varur në qafë, apo cingërisja e nervave kot më kot. Nëse të gjitha këto do të quheshin normale për një të moshuar, ajo që po ndodhë me ish kryeministrin Berisha, është tej normales. Ndërsa duhet të ishte në moshën e urtësisë, ndërsa duhet të rrezatonte mirësi me heshtjen e tij, ndërsa duhet të linte të kuptohej se e ka pasur kohën e nevojshme që t’i thotë shumë gjëra, madje të gjitha gjërat, duket se ai kërkon me ngulm të arratiset nga qoshja ku duhet të rrijë ulur, e nis bredhë nëpër lëndina e pllaja, me dëshirën e marrë që të vazhdoj ende “të qethet me shelegë” siç thonë në Jug. Kjo gjë, jo vetëm që nuk është meritë për të cilën ai mund të mburret, por nisur nga mosha e tij, le të themi se nuk është tamam dhe e metë e tij. Më saktë do të ishte të thuhej se ky është fat i tij i trishtuar që duket se do ta ndjekë deri në fund. Ai nuk është në gjendje të kuptojë se nuk tingëllon bukur, qoftë edhe si detaj vizual, të shikosh një burrë të thyer në moshë, që nuk i zënë të ndenjurat vend në karriget ku është ulur. Ai nuk është në gjendje ta kuptojë se tingëllon sfilitëse edhe për sytë e atyre që janë përreth, të shikosh trupin e lodhur nga mosha të dikujt që brof nga karrigia, duke lënë pas tërsëllëm, inat, habi, hutim, ndërsa rend drejt podiumit, si të ishte duke rendur në një pllajë. Por e gjitha kjo është duke ndodhur dhe do të vazhdojë të ndodhë, sepse ish kryeministri ka rënë përfundimisht në kurth. Ai ka rënë në kurthin e vetvetes, e cila ka lidhje me faktin se logjika e tij politike nuk ka ecur në shtratin që ka ecur mosha e tij. Mendimi i tij politik nuk ka njohur fazat normale, si rinia e më pas pjekuria politike. Përkundrazi, duke qenë se proceset demokratike e gjetën atë në një moshë të pakthyeshme për t’u nisur nga e para, në përpjekjet për tu shfaqur ndryshe, boshti i tij politik ka pësuar një deformim dhe prishje rregulli të çuditshëm. Në përpjekje për tu shfaqur “fringo i ri”, (sa fringo mund të shfaqesh në moshën pesëdhjetëvjeçare, kjo mbetet për tu parë), duket se në botëkuptimin e tij politik, brenda trurit të tij, ka një rrëmujë të vazhdueshme. Një rrëmujë e cila vjen nga harbimi i njëzetë viteve të fundit për t’i groposur përfundimisht pesëdhjetë vitet e para. Kjo betejë, duket se është faktori kryesor që u jep egërsi njëzetë viteve të fundit, sepse beteja e tyre është e pabarabartë. Ai kërkon me çdo kusht, si në planin fizik, por edhe politik që këto njëzetë vite t’i rehabilitojnë çdo skutë të trurit të tij, që këto njëzetë vite të shtrihen në gjithë hapësirën e botëkuptimit të tij politik, madje ato të jenë atje të vetmet, por një gjë e tillë zor se arrihet. Pesëdhjetë vite janë shumë për t’u zbrazur nga truri i një njeriu në çastin kur ai mendon se këto vite nuk janë shumë simpatike dhe njëzetë vite janë fare pak për të zënë vendin e tyre, në çastin kur mendon se këto vite të kanë falur delir. Edhe pse e di këtë, ai nuk dorëzohet në përpjekjet e tij për të na mbushur mendjen se tek ai, ka vetëm një njeri politik dhe ky është ai i njëzetë viteve të fundit. Ai nuk lodhet për të treguar në mënyrë të sforcuar rinim fizik, për të fshehur zverdhjet politike, gjë që duket se është një mision krejtësisht i pamundur, për të mos thënë se është një përpjekje thellësisht qesharake. Edhe pse është kështu, me sa duket ai kurrë nuk do ta kuptojë se duke dashur që pesëdhjetë viteve t’u bëjë makijazhin e njëzetë viteve të pleqërisë, është duke u bërë edhe veten qesharak. Ky është kurthi tij, kurthi që i ka ngritur vetes, nga e cili me sa duket nuk do të dalë deri në fund. Për fatin e tij të keq, për fatin edhe të atyre që e rrethojnë, që i servilosen, që e adhurojnë, apo që janë indiferentë ndaj tij, Berisha ka rënë edhe në kurthin e tyre. Nisur nga dobësia e tij për të qenë në qendër të vëmendjes, nisur nga makthi i tij se mos ndoshta një ditë edhe ai harrohet si të gjithë të ikurit e kësaj bote, herë naivisht, herë në mënyrë të menduar, ata bëjnë gjithçka që prijësi i tyre të arratiset nga harresa dhe nga pleqëria. Në ngutje e sipër, ata brofin që t’i hapin udhën, kur ai merr turrvrapin që nga karrigia e tij drejt podiumit të parlamentit. Ata nuk pushojnë së bërtituri për të, nuk lodhen së duartrokituri për të, pas çdo fjale të tij. Dhe ashtu në ngazëllim e sipër, ata nuk e kuptojnë se janë duke i bërë shërbimin më të keq prijësit të tyre. Ata nuk e kuptojnë se nuk është dhe aq zbavitëse të shikosh një të moshuar që sulet tej mundësive të moshës së tij, për të pushtuar foltoren. Ata nuk e kuptojnë se nuk është humane të shikosh edhe një të moshuar të zakonshëm që vrapon baltërave a udhëve, duke mbajtur mbi vete një peshë që duhet ta mbanin vet. Këta servilë të lindur, në vend që të vraponin drejt tij dhe t’ia hiqnin nga kurrizi peshën që mban mbi vete, në vend që të vraponin që të flisnin ata në vend të tij, se edhe fjala të leqendisë, ata gëzojnë kur në poligonin e parë, atje ku bien më shumë predha, del ai i pari. Por nuk ka si të ndodhë ndryshe. Zgjedhjen që t’i lënë Berishës mbi supe lodhjen nga fjalët, ngarkesën emocionale mes sharjeve e sikletin e muskujve kur brof nga karrigia, nuk e kanë bërë vet. Ata nuk mund të bëjnë asgjë veçse të duartrokasin pa fund atë dhe të tregohen të shpejtë për t’i hapur udhën, kur prijësi i tyre, thuajse në ankth, ngrihet nga karrigia. Tingëllon si e pabesueshme të thuhet, por Berisha, në sjelljen e tij pas humbjes ka rënë edhe në kurthin e moshatarëve të fëmijëve të vet. Dhe për t’u bindur për këtë që sapo thamë, mjafton të kujtojmë se e gjithë beteja e llafeve në parlament, çuditërisht gjithmonë është drejtuar kundër atyre që janë moshatarë me fëmijët e tij, ose pak më të rinj se ata. Ai nuk resht së sulmuari, së anatemuari, së shari, së denigruari, persona të tillë politikë si Veliaj, Harito, Balla apo Tahiri. Sulmi i Berishës ndaj atyre që janë nën moshën e fëmijëve të vet, tingëllon vërtet absurd, por ai është i vërtetë. Berisha mund të ketë komplekset e veta që e ndërmerr një betejë të tillë ndaj tyre, por ajo që duhet thënë është fakti se të hysh në një sherr të pafund me moshatarët e fëmijëve të tu, nuk është komode, përkundrazi është një gjë shumë e trishtuar. Ndoshta Berisha duhet ta gjejë një momenti që ta kuptojë këtë ngërç të pa kuptimtë ku ka rënë. Ndoshta dhe fëmijët e tij, për hatrin e vet, për hatrin e moshatarëve të vet, apo për hatrin e babait, duhet ta gjejnë një moment e t’i thonë, t’i luten, t’i përgjërohen:O ba, boll se na mërzite!
Analize e sakte dhe e vlefshme per z. Sali ne se ka kohe dhe e lexon.sepse reflektimi do ta shpetonte nga nje stermundim psiqik qe po e shperfytyron si qenie njerezore dhe po humbet respektin edhe te militanteve dhe qe te habit fakti qe njerezit e tij me te afert ,gruaja dhe femijet po mbajne sehir se si po degradon per dite edhe me shume
Vetëm varri do ta ndreqë kurrizin e të çmendurit të Vuçidolit.
Komplimente nje shkrim i mrekullueshem
Ky artikull eshte artikull i nje servili te pushtetit.
Berisha eshte ne opozite, dhe tani e ka per detyre te flasi sa me shume kunder pushtetit, se kjo eshte detyra e opozites …ndaj nuk kuptim dhe eshte gomarrllek skandaloz ti kerkosh nje ppozitari te mbylli gojen
Vetem nje injorant skandaloz ose nje servil qesharak mund ti kerkoje opozitareve te mbyllin gojen_ I tille eshte ky qe ka bere shkrimin
Detyra e opozites eshte te flase sa me shume, dhe shtypi nuk duhet te meret me opoziten por me pushtetin…, se nqs i kerkon opozites te mbyll gojen ( dhe Sala eshte i vetmi qe di te flase ne ate stan )
atehere kerkon ta kthesh vendin ne diktature….
Nuk kerkon njeri te mbylle gojen e opozites. Perkundrazi na duhet nje opozite e forte kunder nje qeverie te gjithepushteteshme si kjo tani. Por kemi nje problem te madh. Sali Berisha jo vete qe nuk ka moral te beje opozite por po ndalon te flase si duhet opoziten e vertete. Saliu deshtoi, ka ikur, ka mbaruar, kaput. Ai ka rrjedhur fare dhe me rrjedhjen e tij po ndihmon PS-ne. Na duhet nje lider tjeter ne opozite. Nje njeri me vizion dhe moral tjeter qe te rindertoje PD-ne. Duhet ti japim pastaj kohen keti lideri te ri te pavarur nga i rrjedhuri Sali qe ta pastroje PD-ne nga keto mbeturina Salijane me Nokera e Bregera e Topallera dhe ne krye te 8 vjeteve ta sjelle te djathten perseri ne pushtet. Por te djathten e vertete jo me ish-komuniste ne krye.
Ky eshte morali i shkrimit. Te largohet Saliu i deshtuar qe te marre fryme opozita dhe te kete peshe fjala e saj ne popull. Neqoftese ti ke rene ne dashuri me Saliun atehere vazhdo rri me te. Ai po e terheq te djathten me vete ne varr. Shqiperise i duhet nje PD e fotte dhe Saliu nuk ja jep dot. Ai vetem e mban peng per qellimet e tij personale duke vene nje kukull ne krye te saj.
Anetaresia e partise demokratike,jane bere si ajo familja qe e ka baben pijanec.C`e lini te shkretin maje plehut,maje podiumit te shaje miletin lare e pa lare!Futeni permrena se bota qereles duan!Turpi eshte i juaji si parti e djathteqe jeni!,perfaqesues te partive popullore Europjane.Turp, t`ju shohe Europa konservatore,respektuese e tradites,me nje baba pijanec,qe i kullojne peshtyma e sharje baxhellash nga zgerbonja e qelbur.Futeni brenda dhe mos e lini te dale jashte pa i dale rakia ” heroi antikomunist”,dhe votka Gorbacov,qe i dha Ramiz Alia n`ate fillim dimri te 1990-es.
Gungen e kurrizos e ndreq vetem vari. Pike.
Qendrimi i te marrit ndaj realitetit te ri dhe energjite qe konsumon ne menyre te ethshme
per te rrembyer edhe nje here karrigen ehumbur te krijojne imazhin { mbase krahasimi nuk eshte fort igoditur} e nje te moshuari qe pret dhe enderon nje kontakt sexual me nje te re 20 vjecare e cila ka nje energji shperthyse te cilen plaku i mjere mendon se do ta sfidoj me takatin e vete te bjerrur!
Berisha dhe opozita e ka per mision te merret me ministrat qe jane, me ate moshe qe kane!
Nese Rama zgjodhi ministra me moshen e femijeve te Berishes, nuk eshte pergjegjesia e opozites!
Madje ne duhet te kujtohemi se, edhe ne opozite, parate qe merr (edhe) PD, milen prej taksave tona, dhe ne duhet te lutemi qe ata te flasin, te mbajne syte hapur: ne duhet te perfitojme nga pazaret e prishura mes tyre ne Parlament! Ne duhet te shqetesohemi nese deputetet e paleve atje bjen lehtesisht dakord!
Por, duke e ditur qe ju te “Majtet zyrtarisht”, pra ju qe vetem emrin nderruat, e kini nga pas damken dhe dyshimin e Amerikes, duhet te beni kujdes me shume se ç’bente Berisha kur ishte…!
Berisha nuk ishte antikomunist, por me sharjen (formale) te komunizmit merrej!
Ju, keni ministra qe flasin bukur, por komunizmin nuk e shani!
Po, per mua nuk ka rendesi kjo: e rendesishme eshte te veproni ndryshe nga origjina formale, si origjine juaja.
Ja psh: lexova ne nje gazete tjeter nje shkrim, nga ku po vecoj/citoj:
“…Kumbaro ka bërë një hap “të padukshëm” duke spastruar ministrinë nga ish ministrat, diktatorë e të kohës së demokracisë. Nëse Zhiti pati “justifikimin” për të ngulitur në memorie historinë e diktaturës, nuk besojmë se do bëjë të kundërtën Kumbaro?! Edhe pse hapi i saj politik, dukshëm, është qëndrim. Po në cilin kah?…”
Sipas meje, Kumbaro ka vepruar pa folur, madje ka vepruar shume shume bukur: cili valle nga ata bandillat qe u bene ministra kulture ne diktature apo dem9okraci, u soll si minister kulture per tu nderuar edhe me pas?!
Nderuar, Kumbaro, qe veprove keshtu.
Sa me pak fjale, sa me shume veprime.
Sala tashme ka hyre ne moshen e qenit: leh e leh e askush s,ja var me !
po behet per tu meshiruar ky plak zevzek e i lajthitur me kohe !
Por mos harojme kur demin qe na ka shkaktuar ky vrases gjakftohte .