Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Të biesh në peshë pa dietë është e mundur
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Të biesh në peshë pa dietë është e mundur
Bote

Të biesh në peshë pa dietë është e mundur

anazapta
Published December 7, 2012
Share
SHARE

Të dobësohesh pa dietë është e mundur. Mjafton të bëhet kujdes në zgjedhjen e ushqimeve, duke reduktuar konsumin e yndyrnave e duke u orientuar më shumë drejt ushqimeve të lehta. Ky është rezultati i një studimi të gjerë të publikuar në British Medical Journal. Studimi në fjalë ka analizuar 33 studime të mëparshme, me një total prej 77 mijë personash të testuar në Amerikë, Europë dhe Zelandën e Re.  Këto studime kishin për qëllim rënien në peshë pa u privuar nga asnjë lloj ushqimi.

Rezultatet

Ekspertët kanë krahasuar mënyrën e ushqyerjes së personave të përfshirë në studim dhe kanë vënë re se ata që u linin vendin më të madh në tavolinë ushqimeve me pak yndyrna (qumësht i skremuar, kos me përqindje të ulët yndyre, sasi të vogla djathi, gjalpi, ëmbëlsirash dhe patatesh të skuqura) arrinin të dobësoheshin pa mbajtur dietë, me fjalë të tjera pa hequr dorë nga asnjë lloj ushqimi. Rënia mesatare në peshë ishte 1.6 kile, ndryshe 0.5 cm më pak në bel, ulje e kolesterolit të keq dhe të presionit të gjakut. Për më tepër është vënë re se pesha e humbur nuk është rifituar më edhe pas 7 vitesh, çka vërteton se orientimi drejt ushqimeve më pak të pasura me yndyrna ka efekte që zgjasin në kohë.

Studimi i njohur nga Nutrition Guidance Expert Advisory Group në OBSH do të jetë baza e udhëzimeve të reja për ushqyerjen. Është e qartë që objektivi nuk është vetëm rënia në peshë, por edhe ulja e rrezikut të prekjes nga sëmundje si tumoret apo sëmundjet kardiovaskulare. Sëmundjet kardiovaskulare u marrin jetën më shumë se 17 milionë njerëzve në të gjithë botën gjatë një viti, sipas OBSh-së.

Më shumë se gjysma e europianëve janë mbipeshë ose obezë, shifër kjo akoma më e madhe në SHBA.

 

anazapta December 7, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?