Të bllokuar nga protesta. Çdo pasdite, radhë të gjata me mjete në rrugët e Tiranës

DITA Online

Pronarët e banesave që kanë marrë njoftim për shkatërrim dolën sot sërish në protestë. Ata kanë bllokuar rrugën në Unazën e Re, duke shkaktuar për të tretën javë një trafik të rënduar në qytet. Çdo ditë, me mijëra mjete qëndrojnë me orë të tëra në pritje të hapjes së rrugës nga protestuesit.

Sot ishte dita e 18 e protestës në zonën e Astirit. Makinat u bllokuan në trafik, ndërsa pati edhe nga ata që gjetën një rrugë tjetër kalimi, duke kapërcyer trafikndarësen. Njëra nga makinat, ngeci, raporton Top Channel.

“Po kthehem nga puna dhe do të ndërroj drejtim”, thonë shoferët.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Ah sate keqinj keta te Unazes. Lali Dhjeri nderkohe e ka bere nje ferr te vertete qarkullimin ne qender po Dita nuk ka as sy as veshe per ate pune. Perpara shoke se partia ka nevoje per ndihmen tuaj ne aferen korruptive te radhes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *