Dërguar me email
Përshëndetje DITA. Më bën përshtypje që në internet vësrshojnë komentet kur bëhet fjalë për Grida Dumën, apo Topallin por nuk ka shumë komente kur bëhet fjalë për ndonjë deputete apo ministre të PS-së. Kam pershtypjen qe vershimi i komenteve lidhet me raportin qe krijojne keto femra perballe publikut dhe si e trajtojne ato ate:
1- Znj. Duma e trajton publikun sikur deri me tani ai nuk ka ditur te logjikoje dhe i ofron logjiken e saj shpeshhere te deformuar dhe te bazuar ne fakte te paverteta. Mbron me pasion te palogjikshem te paverteten, mashtrimin dhe genjeshtren. Dhe publiku arrin te perceptoje rolin e zj. Duma. 2- Znj. Mesila Doda e trajtonte publikun ja sipas shprehjes se ‘ duhej te vareshin te palmat e k.ministrise protestuesit’…. 3- Znj. Topalli ‘ i qiste prej zhelesh jashte’ perfaqesuesit e popullit…dhe lista vazhdon e vazhdon….
Ketu eshte burimi i vershimit te acarimit popullor dhe jo te faktore dytesore si bukuria, zgjuarsia apo elemente te tjere te pakonsiderueshem. Populli i mbeshtet njerzit e zgjuar e te mencur, edhe te bukur, por kur ato reflektojne pozitivitet dhe vlera.
