Të bukura dhe të diplomuara

anazapta

A e keni ditur se modelja Cindy Crawford ka studiuar inxhinierinë kimike, ndërsa kreatorja Miuccia Prada ka doktoraturë në shkencat politike. Në mediat britanike janë botuar emrat e të famshmëve nga bota e modës që kanë mbaruar  fakultetin, kanë marrë diplomë, por edhe doktoraturën. Në mesin e tyre janë edhe Iman, Tyra Banks, Lora Bailey, Cindy Crawford, Ralph Lauren, Tom Ford, Vera Vang, Christy Thurlington, e shumë të tjerë.

Modelja e famshme Iman ka studiuar shkencat politike në Universitetin e Najrobit. Somalezja e bukur flet pesë gjuhë: somaleze, arabe, italiane, franceze dhe angleze.

Supermodelja Tyra Banks ishte regjistruar në drejtimin për ndërmarrje dhe menaxhim në Universitetin e Harvardit, për ta marrë diplomën në këtë fushë në vitin 2012. E pyetur se cila lëndë ishte më e vështira, ajo është përgjigjur se ishte financat.

Modelja Lora Bailey, ka regjistruar gjuhën dhe letërsinë angleze në universitetin në Southempton, ku është diplomuar me notat më të mira.

Cindy Crawford ka fituar bursën për studime të inxhinierisë kimike, por e kishte braktisur fakultetin qysh pas semestrit të parë, për t’iu përkushtuar në tërësi karrierës së modelimit. Vetëm kohë më parë ajo e ka përfunduar këtë fakultet. / Zëri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *