Të bukurat sot dhe në vitet ‘30

redaktor

Linjat kozmetike gjithmonë e më shumë zbulojnë kremra me moton “rini e përjetshme”. Në bashkëpunim me mjekësinë janë realizuar me mijëra studime e janë provuar po aq formula deri në gjetjen e një kombinimi që mund t’i afrohet natyrales. Që të jesh e bukur, duhet të kujdesesh për veten. Dhe nëse synon një bukuri natyrale, atëherë kushtimi është më i tepërt dhe përkujdesja më e madhe edhe pse në pamje të parë duket ndryshe.

Të jesh natyrale nuk do të thotë të mos kujdesesh. Madje, duhet shumë përkushtim pasi detajet duhen kuruar me kujdes. Shumica e njerëzve janë mësuar me modele. Televizioni është ai që na bombardon çdo ditë me të tillë. Por këto modele kalojnë në një “sitë” ndryshe, që përveç kujdesit shpeshherë të tepruar, i mbivendoset edhe pak photoshop, në rastin e fotografisë. Ne, sot do t’ju zbulojmë trajtimet më brutale që përdoreshin dikur në mungesë të operacioneve plastike, botox-it apo photoshop-it.

Nëse mendoni se në vitet ‘20, aktoret dhe modelet nuk kishin një rrip tonifikues për të humbur ca kile, gaboheni. Edhe gjatë këtyre viteve, nuk kishte nevojë të bëje orë të tëra vrapi dhe stërvitjeje. Për më dembelet, mund të lidhej një rrip llastiku në një makineri që punon me dridhje dhe efekti ishte po ai, disa tule më pak në të mbrapmet e modeleve. Daily Mail, e përditshmja britanike, ka zbuluar përpara disa kohësh fotografi ku tregohen sakrificat për t’u shfaqur e bukur, edhe para trendit të operacioneve plastike.

6bdf8973-8e99-4299-a543-ce6094fe0519Një maskë plot me akull që të ngrin gjithë mimikën e fytyrës apo një maskë tjetër me anë të së cilës, mendohej se mund të pastrohej fytyra janë disa nga fotot që publikohen. Njëra prej tyre tregon një maskë, e cila ka dalë në Amerikë në vitin 1940. Ajo mbulonte thuajse të gjithë kokën, por në fakt efekti pretendohet të ishte në lëkurën e fytyrës. Nxehtësia e prodhuar nga një pompë jashtë maskës, bënte që fytyra të ishte e stimuluar për të bërë një qarkullim sa më të rregullt të gjakut dhe qelizave. Në këtë mënyrë, fytyra do të ishte edhe më e pastër.

Një nga fotot më tronditëse që është zbuluar deri më tani është edhe mënyra se si dikur njerëzit pastronin fytyrën nga qukat apo nishanet. Kjo bëhej me anë të dioksidit të karbonit, i cili ishte edhe elementi më popullor në vitet tridhjetë. Aplikimi i këtij të fundit të ngjall tmerr teksa e sheh. Për ta shpërndarë atë nëpër fytyrë, pacientët i mbulonin sytë me një lloj gomine hermetike. Edhe hunda duhej të ishte e bllokuar. Askush në fakt, nuk do të mund të duronte të thithte dioksid karboni. Po si merrnin frymë ata që dëshironin t’i bënin qukat dhe nishanet e tyre më pak të dukshëm? Pacientët, sepse përveçse të tillë nuk mund t’i quajmë ndryshe, merrnin frymë me gojë, përmes një tubi të posaçëm për të tilla aplikime.

Sot…në kërkim të hundës

Sot, nuk nevojitet e gjithë kjo sakrificë e madhe për të bërë të padukshme qukat e tua. Mjafton një pudër që të mbulon mirë dhe ja ku u bë. Me photoshop, mund edhe të mos kesh asnjë nishan. E pavarësisht se, në Shqipëri në atë kohë ende nuk praktikoheshin të tilla sakrifica të mëdha, gjithnjë kemi qenë gati për të “kopjuar” ca modele, sidomos pas rënies së sistemit diktatorial.

E ndërsa, në botë thuajse të gjitha femrat e njohura kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre, këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit dhe artistet shqiptare, pak më vonë. Megjithëse, mund të themi se jo përherë rezultati ka qenë ai që ndoshta ato dëshironin. Disa prej tyre janë penduar, si p.sh. Dafina Zeqiri për gjoksin, që prapë nuk i rri që nuk i rri bukur.

The curled look was in high demand before WWII, and many women spent hours with their hair bundled up into heating machines which kept it fashionably curled.E në fund të fundit, kujt nuk do t’i pëlqente një fytyrë e bukur, e lëmuar dhe pa rrudha? Nëse këtë nuk e bën dot me botoks, me operacione plastike, shumë mirë mund ta bësh në fotografi. Rregullimet dhe korrigjimet në foto janë ato më pak të dhembshmet dhe më të bukurat, pasi kushtojnë në fakt edhe më pak. Madje, në disa raste fotografitë janë aq shumë të punuara me photoshop, saqë edhe dikush që nuk ia ka haberin nga përpunimi i fotografive e kupton që ka diçka që nuk shkon. Madje ndodh që, nëse dike e sheh në fotografitë e publikuara në rrjet dhe kur e takon në rrugë…përgatitu, mund të mos e njohësh.

Personazhet që kujdesën për këto detaje në Shqipëri janë të shumtë, duke filluar që nga politikanë, prezantues televiziv, këngëtarë, modele, e deri tek njerëzit e thjeshtë që duan të duken bukur në rrjetet sociale… Thonë që bukuria shet. Disa prej atyre që kanë janë në këtë lloj tregu, kanë dalë me fitime… Edhe mjekët që përdorin bisturitë për ndërhyrje plastike janë në kulmin e punës së tyre këto kohë. Nëse shumë fusha mund të jenë në krizë, plastika është në lulëzim.

 

Share This Article
1 Comment
  • Personalisht jame nji adhures i estetikes dhe sigurishte bukurise feminile .
    Do thoj dikush tjeter pse vetem ti je i tille ? – 😛 ‘
    Jane padyshim shumica e njerezimit ,kjo dihet , kush nuk do deshironte ta shijonte ate .
    Bukuria eshte joshese , magnetike !

    Me pelqen estetika e te shprehurit te gazetares ,
    qe perdor nji gjuhe te fshehur ,por sexi !

    Lexoj diku lart , citoj ;
    “Nxehtesia e prodhuar nga nji Pompe jasht makses, -hm…”Pompe lool” ,- shprehje koduar –
    ben qe fytyra te stimuloj me mire ,qarkullimin e gjakut , ne qeliza dhe fytyra te rrij e paster ”
    -sEX Puro dmth .

    GJOKSI Zeqires … ouuu !

    Ne kerkim te Hundes ?
    Mua me pelqen hunda origjinale e asaj dhe gjithcka ke ajo pa asnji OP .
    #
    Larh batutave e humorit ;
    Un s’do e vleresoja asnji femer nga bukuria e operacionit , nga Botox, etj ,
    Pra s’do vendosja shume vlere ne ate si ajo eshte modifikuar e sa bukur duket nga jashte ,
    por nga bukuria e brendeshme si femer ,ne vlerat dhe karakterin e saj ,qe kane nji vler shuuume me te madhe se paraqitja e jashteme .

    Kush paguan shume ,ndryshon fytyren ,duke marre nji tjeter fytyre ,
    por qe mbetet po ajo madje me me pak dinjitet e me me pak tru ne koke .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *