Disa ditë më parë, në kryqëzimin e 21 dhjetorit, pikërisht tek semafori, një grua e rrëzuar për tokë, bërtiste me të madhe nga dhimbjet e padurueshme! Krahu i varej, dukej si i këputur. U mblodhën me dhjetëra kalimtarë për t’i dhënë ndihmë. Të gjithë pyesnin: Kush e shtypi? I shoqi, që për fat të keq, kishte kaluar kryqëzimin disa sekonda më parë as që i shkoi në rmend, se këto të bërtitura të mëdha vinin nga gruaja e tij e rrëzuar përtokë! Kthen kokën dhe i tmerruar pa që dhjetëra njërëz të mirë po i jipnin ndihmë gruas fatkeqe!
Por ç’kishte ndodhur? Një “i sëmurë mendor” nga ata të dhunshmit, i paqethur e i parruar e kishte goditur me grusht, duke e rrëzuar për tokë. Ajo bërtiste: Dora ime, dora ime” . Në fakt kishte të drejtë, mbasi ajo ishte thyer. Shpejt e ngritëm dhe me taksi e çuam në Spitalin Ushtarak. Pas grafisë që ju bë iu vu allcia nga dëmtimi i madh që kishte pësuar me bërrylin të nxjerrë. Kjo ishte një tragjedi për familjarët që siç thuhet “e pësofsh nga mos e pandefsh”.
Letër e nënshkruar
Evdal Nuri

Kur te ripunojme kushtetuten do rrisim numrin e deputeteve dhe krijohet mundesia qe ti mbledhim ne nje salle
Saliu,edi ,Iliri