Të çosh flamurin në Vlorë me makina luksi

anazapta

Një vit më parë, gjithë Shqipëria kuqonte nga flamujt kuq e zi të varur gjithandej. Sot, asgjë! Askush nuk është kujtuar për 101-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për një gjë mund të jetë e mirë kjo mungesë organizimi. Për atë tortën që u masakrua në qendër të Tiranës. Ajo pamje nuk duhet të rikthehet më.  Por nuk është totalisht kështu. Ka iniciativa private të disa djemve që me një zell patriotik që nuk pyesin për të tjerët, por marrin në dorë “frenat” e tyre dhe i japin pamjen që ata duan Ditës së Pavarësisë. Që nga viti 1912, kur ai plaku me mjekër të bardhë, Ismail Qemali, me karrocën e tij zbarkoi në qytetin e Vlorës, janë parë lloj-lloj formash të shkuarjes në qytetin bregdetar për të nderuar këtë flamur. Disa kanë imituar edhe situatën e 101 viteve më parë. Jo më larg se një vit më parë pamë një grup nga Kosova që u nisën me kuaj drejt Vlorës. Ndërsa sot, një grup djemsh kanë menduar ndryshe. Ata do të nisen nga qendra e Tiranës me… makina të vjetra. Geri Makishti, është një prej organizatorëve. “Dita” e takoi atë, për të na shpjeguar më shumë për këtë organizim “bobash”, në 28 Nëntor.

Ai tregon, se për të dhe shokët e tij është hera e parë që marrin përsipër këtë udhëtim. Vende të tjera të botës e kanë traditë, mblidhen mbi 500 makina në nderim të festave të ngjashme. Por ja që për ne është hera e parë. Nuk është e thjeshtë, pasi të duhet të mbledhësh ata njerëz që posedojnë makina të viteve 1910-1980. Këto janë vitet e prodhimit të automjeteve që do të pranohen për të qenë pjesë e eskortës udhëtuese atë ditë. Por, sipas tij nuk është e pamundur. Ka shumë njerëz, biznesmenë, që kanë në përdorim makina të tilla. Geri thotë se deri më tani janë bërë bashkë rreth 50 makina të asaj periudhe, të tjera presin t’u shtohen edhe sot. I vetmi kusht për t’u bërë pjesë e këtij organizimi është që, ai katërrotaku yt të jetë i vjetër, vetëm kaq.

Makishti nuk është nga ata djem që ka shumë fjalë dhe ajo që thotë rrjedhshëm është se: “Organizimi quhet “Old Timer”. Në të do të marrin pjesë shumë makina klasike nga i gjithë Ballkani, të cilat janë makina që variojnë nga vitet 1910-1980. Ky eveniment organizohet me motivin e ngritjes së flamurit në vitin e parë të 100-vjetorit të pavarësisë, dhe shpresojmë që të bëhet një traditë ku persona nga Shqipëria dhe mbarë Ballkani të vijnë të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në Festën e Flamurit Shqiptar. Besojmë se paradës tonë do t’i bashkohen dhe të pasionuar apo persona që kanë makina nga viti 1910-1980. Nisja do të bëhet nga qyteti i Tiranës do kalojmë në Durrës dhe në qytetet e tjera me radhë deri në mbërritjen e qytetit të Vlorës”, tregon Geraldi, ndërsa është me nxitim për në ofiçinën e tij. Atje e pret një “Volvo Amazon” e 1965-s, makinë me të cilën nesër ai do të udhëtojë drejt Vlorës. Por me një shpejtësi konstante arrijmë të mësojmë më shumë për këtë organizim dhe për 23-vjeçarin vetë.

E pyesim Gerin, se nga është ngacmuar për këtë udhëtim pavarësie…

Geri Makishti
Geri Makishti

U ngacmuam nga vende të tjera të botës që e kanë si organizim dhe thamë, pse të mos e realizojmë edhe ne, i kemi mundësitë. Kosova për shembull ka 30 vjet që e bën, në Prizren. Duke u marrë gjithmonë me këtë punë, të tilla organizime nuk i kemi të vështira. U bëmë thirrje miqve tanë nga Kosova, Mali i zi, Maqedonia, dhe në këtë mënyrë besoj po ia dalim. Rrjetet sociale na kanë ndihmuar shumë.

Duket si një pasion që kushton. A ka në Shqipëri të pasionuar pas makinave të vjetra?

Sigurisht që kushton. Një makinë e tillë, e vjetër është më e shtrenjtë se një e re. Në Shqipëri ka njerëz që koleksionojnë makina, por janë të paktë, duke i krahasuar me vendet e tjera. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë, përpara viteve ’90 këtu nuk ka pasur makina dhe kjo është e mjaftueshme për ta shpjeguar, që do të thotë, ne nuk kemi trashëguar automjet nga të parët tanë.  Këto janë makina që nuk janë për përdorim të përditshëm, janë vetëm për qejf. Çdo njeri që merr një makinë të tillë, e merr për të dytë. Është vetëm për xhiro luksi.

Gjatë udhëtimit tuaj në datën 28, a do iu bashkëngjiten në rrethe të tjera të vendit, makina të tjera?

Po ka, në Durrës, në Kavajë, në Fier. Do të na vijnë nga Shkodra, do të na vijnë disa makina nga Kosova, karvani ynë do të shtohet gjatë rrugës.

Si ka qenë mbështetja?

Është një nismë e jona në fakt. Është shumë e vështirë të gjesh mbështetje nga institucionet apo biznesi, por si herën e parë nuk po kërkojmë gjë. Qëllimi është transportimi i flamurit duke kaluar mes për mes qyteteve që kemi gjatë rrugës.

Në qytetin mbërritës do të ketë ndonjë organizim?

Si fillim, do të ndalojmë në Sheshin e Flamurit, ku do të parkojmë makinat, e më pas do realizojmë një festë në një nga lokalet e njohura në atë qytet.

Do të jetë edhe për motorë apo jo?

Po, edhe për motorët e vjetër. Eskorta e parë do të jetë me makina klasike dhe më pas do të jetë eskorta e dytë me makina shoqëruese, ku mund të na bashkohen të gjithë ata që duan. Kush disponon një mjet, qoftë automjet, qoftë autoveturë të na kontaktojë dhe mund të na bashkohet. Do të mblidhemi në 8:30 në sheshin “Nënë Tereza” dhe nisja do të bëhet në orën 10:00 paradite.

Makinat

Pasion që kushton shtrenjtë 

Pasioni për të ndryshuar makinën nuk mbetet thjesht këtu, por kërkon edhe shpenzime. Geri, pasionin e tij të parë ka modifikimin e makinave. Automjetin aktual që posedon e ka totalisht të ndryshuar. Modifikimi i audios i ka shkuar 2500 euro. Në fakt, kjo nuk është makina e parë që ai modifikon. Edhe pse është 22 vjeç, deri  tani tregon se ka kaluar në dorë 8 makina. Ai, për herë të parë ka pasur një makinë kur ishte 14 vjeç. Madje,  na tregon një “sekret”! Gjoba e parë që ka marrë nga policia ka qenë pikërisht në atë kohë. Vlera e saj ishte 70 mijë lekë. E kur flasim për makinat nuk kishte se si 23-vjeçari të mos ishte dhënë pas shpejtësisë. Edhe këtu na tregon se është një tjetër “sekret”, shpejtësia më e lartë më të cilën ka ecur është 270 kilometra në orë, me një motor në  autostradën Tiranë-Durrës. Ndërsa me makinë, shpejtësia më e lartë që ka kapur është 220 deri në 260 kilometra në orë. 50 makina që nuk i ngjajnë njëra-tjetrës do të bëhen bashkë, nesër në sheshin “Nënë Tereza”. Djemtë do të udhëtojnë drejt qytetit të Vlorës, për të ngritur flamurin në nëntorin e 101. Orari zyrtar i hapjes së aktivitetit është ora 8 e 30 e mëngjesit dhe përfundon në orët e vona të natës.

 

Share This Article
3 Comments
  • Me kete sistem taksash qe ka Shqiperia per nje makine te 1910 i bie te paguash 2 milione leke ne vit takse qarkullimi.

  • AI KA PASUR NJE MAKINE QE 14 VJEC MADJE SEKRETI QENKA QE 14 VJEC PASKA MAR EDHE I GJOBE 70000 LEKE TE KISHTE QEN NE NDONJE VEND TE EUROPES KY FIKU BABA QE I KA BLE MAKINE 14 VJEC DO KISHTE BO NJA 6 MUAJ BURG MAKINA DO ISHTE SEKUESTRU SIKURACIONI MAKINES KUR TE BLENTE TJETER DO TI KISHTE SHKU 3300 EURO NE VIT DHE MBI TE GJITHA KY FIKU PASI TE KISHTE BO NJE VIT PUNE VULLNETARE NE KOMUNITET DO TJA KISHIN NDALU TE HIPTE NE MAKINE DERISA TE KALONTE 30 VJEC

    • Ma ancora una volta, a dire la verità, se cercate un colpevole non c’è che da guardarsi allo specchio.
      – Dal film “V per vendetta”

      Komplimenta dhe respekt Gerit !
      Jane kta si ky qe me bejne te besoj se ndoshta ky komb do festoj 200 vjetorin e pavaresise !
      Komplimenta dhe znj Resuli !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *