Që fëmijë e kemi dëgjuar me mijëra herë këtë shprehje nga prindërit, gjyshërit dhe mësuesit. Pa tharë mirë flokët ka qënë rreptësisht e ndaluar të dilnim jashtë, sepse do të pasonte e ftohura.
Por kush mban përgjegjësi për këtë refren aq të popullarizuar sot?
Mendohet se ky mit e ka origjinën pjesërisht nga një kimist francez, Louis Pasteur, i cili në 1878, ekspozoi disa pula ndaj një virusi dhe i futi këmbët e tyre në ujë të ftohtë për të parë nëse do të sëmureshin. Pulat u sëmurën dhe më pas ngordhën.
Kur ai e përsëriti këtë eksperiment dhe i mbështolli pulat me batanije të ngrohtë, ato mbijetuan.
Megjithatë nuk ka asgjë të vërtetuar se të dalësh në të ftohtë me flokë të lagur,do të çojë në kapjen e një te ftohure.
The Centers for Disease Control and Prevention (CDC) sipas një studimi, tregojnë mënyrat se si mund të shmanget e ftohura dhe nuk ka asnjë lidhje me flokët e lagur.
Sipas tyre e ftohura mund të shmanget:
- Duke larë duart rregullisht për 20 sekonda, me sapun dhe ujë të ngrohtë
- Duke përdorur higjenizues duarsh
- Duke mos prekur sytë dhe gojën, pasi kjo mundëson hyrjen e baktereve dhe viruseve më lehtësisht në trup
- Duke mbuluar gojën kur kollitemi ose teshtijmë, për të parandaluar përhapjen e mikrobeve
Siç shprehet dhe Dr. Norton i CDC, e ftohura e zakonshme shkaktohet nga një virus dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me temperaturat e ulta.
Tashmë mund të kujdeseni për flokët tuaj që të mos digjen nga tharësja edhe në të ftohtin e dimrit.
j.l./ dita

Edhe Louis Pasteur ka krye nji eksperiment kot me cfare na tregohet ne kete shkrim ne lidhje me floket e lagun.
Sepse une mendoj krejt natyrshem.Qe ky eksperiment asht krye kot pa kurrfare mbeshtetje.
Po kur te ze shiu fortune dhe ti lage floket nuk ndodhe asgja.Simbas eksperimentit te gjithe duhet te vdisnin.Apo mungon virusi.
Mbasi kam krye punen ne turnin e dyte.Kam ba dush dhe jam nisur per shtepi me biciklet,jasht binte bore me ere .Ala nuk kam pesue gjesendi deri sot.Dhe jo nji rast po shume raste.Ne cdo stine te vitit.