Të dashur armiq! Sot rrini sa më larg varrezave të dëshmorëve!

Leda Hysa

 Shkoni dhe faluni tek kryetradhëtari M.Frashëri!

Sot nga gjaku i Heronjve,

burrat me nder e me besë,

a ka mbetur ndonjë djalë,

ndonjë nip-a ndonjë mbesë?!

 

A ka mbetur ndonjë mbesë,

ndonjë vajzë-a ndonjë djalë,

se në kohë tè komunizmit,

kanë marrë një trajtim special!

 

Kanë marrè universitete,

grada e tituj shkencorë,

deputetë e deputete,

ministra-ambasadorê!

 

Edhe vetë Kryeministri,

që lartësoi Mithatin,

nga gjaku dajos-dëshmor,

të artë e pati fatin!

 

Edhe nga Spiro Koleka,

xhaxhai i nënës së  vet,

shpallur kriminel-me numër,

Dyqind e Shtatëmbëdhjetë!

 

Afro treqind “kriminelë”,

shpallur disa kohë më parë,

duhet qê të kenë sot,

me mijëra trashëgimtarê!

 

Ata me gjakun e tyre,

historinë e kanë vulosur,

po trashëgimtarët ç’kanê,

që rrinë si të vuvosur?!

 

Pse gjer dje ishit krenarë,

gjithë zulm-e gjithë bujë,

ç’ju ka gjetur-o shqiptarë,

mos gjaku u është bërë ujë?!

 

Edhe ju armiqtë e luftës,

shokë e miq të tradhëtorve,

mos guxoni që të shkoni,

tek varrezat e dëshmorëve!

 

Meqë luftën nuk e mbroni,

nga skota e nihilistëve,

erdhi dita të ndërtoni,

dhe varrezat e ballistëve!

 

Jo me Nënën Shqipëri,

Nënën e lavdisë dhe nderit,

në vend të Yllit të Kuq,

vini Kryqin e Hitlerit!

 

Se ballistët bashkëpunëtorë,

atë kryq e meritojnë,

jemi të vetmit në Botë,

bashkëpunëtorët dekorojmë!

 

Historia është shkruar,

me gjak të kuq partizani,

atë nuk e ndryshon dot,

Edi Rama dhe Nishani!

 

Janë të vetmit në Botë,

që për skotën tradhëtore,

njeri u dha dekorata,

tjetri ngriti përmendore!

 

Ca të tjerë ishin gati,

korrèn çka këta kanë mbjellë,

dhe ajkën e gjithë heronjve,

na e shpallën kriminelë!

 

Si sentencë të përjetshme,

për ballistë e tradhtar,

ne e kemi të blinduar,

dhe në Himnin Kombëtar!

 

“Nga lufta veç ai largohet,

që është lindur tradhëtor,

kush është burrë nuk frikohet,

por vdes-por vdes si një dëshmor!”

 

Tè dashur-armiq të luftës,

ju mbetje të tradhëtorëve,

sot qëndroni sa më larg,

nga varrezat e dëshmorëve!

 

Djem e vajza-porsi yje,

që dhanë jetën për liri,

janë e vetmja vlerë reale,

që kemi në Shqipëri!

 

Janë e vetmja vlerë reale,

që kemi në Shqipëri,

po ju me prezencën tuaj,

i rivrisni përsëri!

 

Kjo s’është vetëm lufta ime,

e Spartakut dhe Fatosit,

e Shaqirit dhe Zabitit,

po e gjithë Popull Kollosit!

 

S’është veç detyrë e “Ditës”,

qè flamurin lart e mba,

por e çdo antifashisti,

që shqiptar veten d mba!

 

Gati njihemi të gjithë,

jemi një-s’jemi të huaj,

po vetëm neve të Pestë,

s’bëjmë dot dhe luftën tuaj!

 

Arben Duka, 4 Maj, 2019

Share This Article
21 Comments
  • Sot eshte 5 maji, dita e deshmoreve. Por disa duan te ngaterrojne me qellim luften nacionalçlirimtare me diktaturen komuniste. Me perjashtim te kelysheve te ballisteve dhe fashisteve qe i dhuruan mbretit te Italise deri edhe kuroren e Skenderbeut, une mendos se shqiptaret e vertete duhet te jene 100 per qind dakort qe lufta nacionalçlirimtare eshte nje nga faqet me te ndritura ne historine e Shqiperise. Direkt pas epopese skenderbejane. Mjafton te shohesh fotot me gjithe ato te rinj e te reja me arme ne dore dhe ndjen respekt per ata njerez qe nuk luftuan as per Enverin, as per Mugoshen, por per Shqiperine. Mendo nje çast te pushtohet Shqiperia sot. A ka ndonje te ri nga ata qe kalojne kohen neper pub-e, disko dhe lojerat te fatit qe do te marre malin?! As mos enderro. Prandaj ajo lufte duhet respektuar. Siç duhen respektuar te gjithe deshmoret e asaj kohe. Ndersa ha debat periudha 45 vjeçare diktatoriale – socialiste, per mua nuk duhet te ekzsitoje asnje dyshim dhe asnje hamendje mbi epopene e madhe te luftes nacionalçlirimtare. Gjithe shqiptaret duhet te ndjehen krenare per ate epoke te paperseritshme.

  • Me pese lule s’vjen pranvera/ ti e di shume mire o Ben/// jemi ne pa jeni ju / ndaj ende zeri ju vjen

  • Me pese lule s’vjen pranvera,,../ti e di shume mire o BEN / JEMI NE PA JENI JU / ndaj ende YLLI SHKELQEN..

  • Sot eshte feste thoni Ju,
    nje zakon na la i pari,
    do te hesht e s’do bej llafe,
    te nderoj si bir shqiptari.

    Ne per gjakun qe kane derdhur
    i nderojme vec ne heshtje,
    porsi bij te kesaj toke,
    do te bejme nje marveshje.

    Ju gjerat i ndate me dysh
    dhe me zjarr dhe me hekur,
    bij’ te shqipes jane te gjithe
    dhe ata te pales tjetetr.

    Pala tjeter ,pala e fisit ,
    Balli i kombit qe ju shani,
    nuk mohoet as ballisti
    qe te ngrihet partizani.

    • O albi!
      Po cfare ke qe merresh me deshmoret partizane?
      Ne se ti ke te tjere atehere merru dhe ndero ata,por me tanet nuk ke pune!
      He vella,mos ha…mut kot!

  • Sharlatane jane bashkpuntoret e fashizmit qe historia e luftes dyte boterore i ka hedhur ne koshin e historise .. or ti mik ne koshin e historise do te hidhen te gjithe ata qe bene krime ne periudhen mbas luftes dyte boterore.

  • hahahaha kur qy koqja e bejtexhiut te trash zerin e te ben si i forte!!!! Po ik ore derezi se mezi ben cicin. Ore ku ishit juve se nuk ju pashe tek varrezat. Heren e fundit, vjet, sikur ju zhdepen ne dru apo e harrove?

    • Soni me niperit si te majteve dhe te djathteve merren ligjet e demokracise si ne cdo vend demokratik

  • Enveriste te dhjere, kafshoni gjuhe sot,
    se vetem per deshmoret ju nuk flisni dot,
    sepse ai pushteti juaj hale per plot 47 vjet,
    e perdhosi gjakun e deshmoreve te shkret,
    nuk vane Qemali, Vojua, Misto nga kjo jete,
    qe Enver Bythcja ta bente Shqiperine mesjet,
    nuk rane deshmoret ne lufte per te shkret liri,
    qe Enver dhe Nexhmije ta benin 47 vjet roberi,
    nuk dhane jete deshmoret ne ate lufte ateher,
    qe burg Shqiperine ta bente karakurva Enver,
    deshmoret nga varret sot do te ngrihen lugat,
    e do ti peshtyjne enveristet te gjithe ne surrat.

  • Si dje ne luften per liri edhe sot, kur duhet te ecim sebashku perpara, druri i shtrember mbetet po ai, qe ishte, i shtrember.
    Nga te moshuar te mençur kam degjuar se drurin e shtrember e drejton vetëm ZJARRI.
    Doni nje shembull? Ja, shikoni durët e shtrember te Kuvendit. Per t’u ndrequr, i vune zjarrin vetes dhe tani verdallosen rrugeve si te terbuar…
    Lavdi dhe nder deshmoreve te Atdheut!
    Je i pakrahasueshem, i madhi Arben Duka!
    Gjithë të mirat, or all the best!
    Deshmorët sot jan’ në festë!
    Janë të gjallë përmbi te gjallët,
    Nën këmbët e tyre tradhetaret,
    Lehin dhe turren zagarët.
    Balliste dhe tradhetare,
    Jeni te dhjere e krenare,
    E fituan partizanët
    Luften ne te kater anet!
    E fitoi heroizmi
    Bashke me popullin hero!
    Juve u “rruate” fashizmi
    Edhe turpi, domosdo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *