Të dashuruar me çokollatën? Kemi një lajm të mirë për ju!

Elena Tase

Lajme të mira për ata që dashurojnë çokollatën! Konsumimi i shpeshtë i çokollatës është asociuar me një rezultat pozitiv në performancën kognitive.

Sipas një studimi të publikuar në “The Independent”, konsumuesit e çokollatës janë më inteligjetë.

Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 968 personave të moshave nga 23 në 98 vjeç. Ata zbuluan se ngrënia e rregullt e çokollatës lidhej ngushtë me performancën pozitive në teste të ndryshme për kujtesën dhe  arsyetimin ndryshe nga zakonet e tjera në të ngrënë.

Studiuesit kanë shpjeguar se përgjegjëse për këtë rezultat pozitiv, janë flavanolet e kakaos, një nga elementet që gjendet me bollëk në çokollatën e zezë. Flavanolet gjithashtu gjenden në çajra, në verën e kuqe dhe në disa fruta si mollët dhe rrushi.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *