Të dekoruarit e Metës janë simbolika të spikatura!

J L

S’ka kaluar shumë,

nga java që shkoi,

dëshmorë dhe heronj,

Meta dekoroi!

 

Urdhërat më të larta,

atyre u dha,

rikonfirmoi prapë,

qëndrimin që ka!

 

Tha një si i zgjuar,

dhe qeshi gjithë bota,

Meta dekorimet,

i bëri për vota!

 

Po dhe ne një pyetje,

në buzë gati kemi,

çfarë tarafi ka,

sot Avni Rustemi?!

 

Po Meta të gjithëve,

na e bën të ditur,

se s’i fal Esatët,

që vendin kanë shitur!

 

Urdhëri për Avniun,

ka shumë simbolikë,

rastësisht s’u hap,

çdo gojë e ligë!

 

Një duzinë besprerësh,

i kam tash në listë,

që thonë se Avniu,

qe një terrorist!

 

Aq më keq kur hapet,

gryka e halesë,

dhe e bëjnë Avniun,

vrasës me pagesë!

 

Legena ka patur,

këtu dhe më parë,

po Avniu mbetet,

Hero Kombëtar!

 

Ndaj vrasja e tij,

siç edhe e dimë,

në revolucion,

e çoi Shqipërinë!

 

Nga Heronjtë e Popullit,

që historinë mbushin,

Meta për simbol,

zgjodhi Vojo Kushin!

 

Së bashku me Vojon,

kuptohet në erë,

janë dekoruar,

gjithë heronjtë e tjerë!

 

Meta po tregon,

në agim të Nëntorëve,

se nuk lot dot kush,

me gjakun e dëshmorëve!

 

Edhe që të jeni,

tamam të fiksuar,

asnjë lloj ballisti,

nuk ka dekoruar!

 

Asnjë lloj ballisti,

në lista nuk keni,

as dhe Lumo Skëndon,

që do fort Edvini!

 

Mbas dyzet e katrës,

kur ndryshoi epoka,

treqind e ca shkolla,

ngrit Ndrec Ndue Gjoka!

 

Vrasësit e tij,

Nishani dekoroi,

ndaj Meta me Ndrecën,

në shenjë qëlloi!

 

Meta nuk shpiku,

histori të re,

po rikonfirmoi,

historinë që qe!

 

Përditë e përditë,

këtu i kemi patur,

thjesht Meta ka zgjedhur,

bijtë më të spikatur!

 

Këto dekorime,

janë simbolikë,

edhe historia,

s’ndryshoi asnjë çikë!

A.DUKA

 

Share This Article
8 Comments
  • Rreket Duka shkrete, ashtu perulesisht,
    qe Meten me Ramen ti pajtoje sigurisht,
    nuk ka hall per Meten, per te s’ka merak,
    por gjumi nuk e ze per Ed Ramen torollak,
    oreksi i ka ikur e po fishket i gjori yne poet,
    nga halli i pushtetit Rames u lig dhe u tret,
    pra kur flet per Meten e kur vargje shkruan,
    mendon vetem Ramen, e ka humbur toruan,
    ngado qe hedh vjersha Duka mendjepordhe,
    hallin e ka vetem nje, se mos Rama i ngordh.

  • Beno, më duket se fillove fushatën si kandidat për deputet i LSI-së! Meta diskrediton shtetin shqiptar jo për dekoratat, por për shkeljen e ligjeve dhe broçkullave që këput. Krijoni parti të reja, të majta dhe të djathta me njerëz të pakorruptuar, që votuesit t’ju ndjekin. Ka 30 vjet dhe e njëjta muzikë, Berisha, Basha, Meta, Rama. Si nuk u mërzitët ?!

  • Duka Ramen po braktis
    Gjer tek Meta u vidhis.
    Po e lot e po e nduk,
    Po i thote-Nuk je hajdut.

    Vojo Kushi trim me nam
    Ilir Meta flakadan
    Dekoratat i shperndan
    Prej floriri verdhaman

    Prej floriri te vertete
    Ashtu sic eshte dhe vete
    socialist flete,flete
    Prej bllokut qe mban ne xhepe.

    Ilir Meta president.
    Arben Duka nje poet
    Socialistet e vertete
    Do bejne polin e trete

    Do bejne polin e trete
    Ta gezojne per kater vjete
    Se Rama tradhtoi Idete,
    Tepsite dhe Tenxherete.

  • Duka Ramen po braktis
    Gjer tek Meta u vidhis.
    Po e lot e po e nduk,
    Po i thote-Nuk je hajdut.

    Vojo Kushi trim me nam
    Ilir Meta flakadan
    Dekoratat i shperndan
    Prej floriri verdhaman

    Prej floriri te vertete
    Ashtu sic eshte dhe vete
    socialist flete,flete
    Prej bllokut qe mban ne xhepe.

    Ilir Meta president.
    Arben Duka nje poet
    Socialistet e vertete
    Do bejne polin e trete

    Do bejne polin e trete
    Ta gezojne per kater vjete
    Se Rama tradhtoi Idete,
    Tepsite dhe Tenxherete…

  • PARODI

    Letër në vargje të tredhurve në PS
    (A.Duka, August 31, 2019, gazeta Dita online)

    A.D
    As me gra e as me burra,
    s’po të ecin qeveritë,
    dil tani kërko ndër’ ura,
    e na gjej ca tranvestitë.

    Unë
    S’ka nevojë për tranvestitë,
    se i tillë ai është vetë,
    qeveri injorantësh banditë,
    një tufë hajdutësh për ibret.

    A.D
    Se për punë të qeverisë,
    të sosur s’paskan orekset,
    ndaj për hir të barazisë.
    provo Ram’ të gjitha sekset

    Unë
    T’i provojë që ç’ke me të,
    me pjeshkë e me karrotë,
    kështu është kur nuk vë gjë,
    heterollëku një gjë e kotë.

    A.D
    Kërko homoseksualë,
    se “kët’ trend e ka Evropa”,
    le të dalë ku të dalë,
    mbase del dhe ti nga gropa.

    Unë
    Gropën ai s’e njeh fare,
    njeh veç drogën ky i marrë,
    populli i varfër ashiqare,
    papunë hiqet zvarrë zvarrë.

    A.D
    E pas homoseksualve,
    dil kërko disa lesbike,
    jepu dërrmën “bukëshkalve”,
    se lesbiket janë besnike!

    Unë
    Nuk besoj se janë besnike,
    është thjesht çështje interesi,
    kur emërohen në ato karrike,
    lepe-peqe dhe mirëmëngjesi.

    A.D
    E mësuam që grarinë,
    fort e paske debulesë,
    morrën burrat lemerinë,
    i pastron KM me fshesë.

    Unë
    Koteci dihet ka veç pula,
    po Rilindja ka veç dele,
    ku këndon firma dhe vula,
    e kryetarit që i bën fërtele.

    A.D
    Ju drejtorë e jodrejtorë,
    ndënë zë mos u ankoni,
    po kundra këtij diktati,
    reagoni – rezistoni!

    Unë
    Ata nuk po ankohen fare,
    i mjafton posti pa meritë,
    janë milionera plot me pare,
    vidh e zhvat ditë për ditë.

    A.D
    Se do kini shpejt beteja,
    me të gjithë “frontin blu”,
    kështu-si jini të tallur,
    si mund të luftoni ju?!

    Unë
    S’kanë nevojë për luftë ata,
    mjafton vidh e bli votën,
    e bëjnë popullin për budalla,
    Rama tepsinë, votuesit rrotën.

    A.D
    Rama po na promovohet,
    në parti si diktator,
    kur gjithkush fatin e tij,
    duhet ta ketë vetë në dorë.

    Unë
    Tani ndaje mirë mendjen,
    cili diktator e kush autokrat,
    kush i ka koqet e çelikut,
    cili është veç një shkërdhatë.

    A.D
    Përtyp fate njerëzore,
    si të ishin karamele,
    Paskal Milo mirë e thotë:
    “Socialistët qenkan dele!”

    Unë
    Tashmë është thjesht një sekt,
    PS ka kohë që s’ekziston më,
    ajo nuk mund të quhet më parti,
    aty askush nuk bën më zë.

    A.D
    Dikur ishte Socialistja,
    me gra e burra të zgjedhur,
    sot vetëm me çupërlina,
    e me bura krejt të tredhur!

  • Avni Rustemi dhe Vojo kishit që të dy vrasës me pagesë në shërbim të Beogradit. Ilir kuti e ka vendin në litar, pasi t’i paguajë një më një çfarë i ka grabitur këtij populli

  • Po të ishte gjall Avni Rustemi, i nderuar poet, të jesh i sigurt që, kur të shikonte vdeon me zë e figurë të Ilir Metës me bllok në dorë para Dritan Priftit, me siguri do ti fuste një koqe plumbi në lule të ballit, kur të lexonte vargjet e tua për Ilir Metën , nuk e di çfarë do të bënte me ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *