Letër e nënshkruar
Muhamet Fishku
Shkaku per kete letër është kalimi rastesor afer deres se Bashkise. Ishte nje grumbull njerezish, qe prisnin me durim ardhjen e kreut te saj. Pyeta nje fytyre te njohur se çfare priste. Pergjigja qe lakonike.-Presim kete karafilin. Me kujtohet hyrja triumfale e z.Basha ate vjeshte te paharruar te vitit 2012. I qeshur e rrezatues shperndante buzeqeshje stereotipe. Mesia i sapokurorezuar, (se si e din vete ai) po hypte ne fronin e tij. Pozitiv, pervec buzqeshjes standarde, ishin edhe desh-delet qe shpetuan nga kurbanizimi. Vetem 5 dite zgjaten buzagazet e pritjet pompoze mbarepopullore ne zyren e kryebashkiakut. Shume shpejt u kthyen pritjet enderrimtare tek dera. Sot Mesia eshte kthyer ne U.F.O.qe verdalliset ne ndonje planet tjeter. Per ta mbyllur, nuk mund te rri pa permendur edhe çadrat e estrades qe pa dirigjentin e keq mund te kishin ndonje vlere njerëzore. Kryeplaku shqiptar ka dy dhunti ne ekstrem te njera tjetres. O ben gjema o estrade. Perfundimisht i ka mbetur kjo e dyta.
