Shtetasit e huaj që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri përbëjnë një numër të konsiderueshëm. Sipas hulumtimit të Open Data Albania, nëse i referohemi harkut kohor 2011-2014 numrin më të madh të lejeve të punës për të huajt e shënon viti 2012 me 2 499 leje, nga të cilat 2 199 për punëmarrës, 275 të vetëpunësuar dhe 25 për investitorë.
Në dy vitet në vazhdim ky numër ka ardhur duke u ulur. Këta shtetas të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, janë të pajisur me leje pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Ndërtimi, është aktiviteti që ka numrin më të lartë të lejeve të lëshuara për shtetasit e huaj, i cili përbën 29% të totalit të lejeve. Në këtë sektor janë lëshuar 596 leje nga 2 054 që janë lëshuar në total.
Sektorë të tjerë me numër të lartë lejesh janë: Tregtia dhe Shërbimet me nga 288 leje secila, Industria Përpunuese me 246 leje, Minierat dhe guroret me 226 leje. Në vitin 2014 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit 2054 shtetas të huaj, pra 135 më pak se një vit më parë.
Shtetasit e huaj që kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri, më së shumti kanë shtetësi turke ku zënë 52% të totalit të shtetasve të huaj që punojnë në Shqipëri .
Më pas janë kinezët me 12%, kanadezët me 8%, kosovarët me 4% e. Për vitin 2014 rezulton që janë 1068 shtetas turq, 246 kinez, 164 kanadez që janë pajisur me leje pune nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Mbi 90% e tyre jan turq.