Të dhënat e financave, të ardhurat në janar, bien 1.4 për qind

anazapta

Ministria e Financave ka publikuar dje të dhënat statistikore për muajin janar 2014. Sipas treguesve duket qartë se ka rënie të ardhurash në masën 1.4 për qind nga parashikimi.

As tatimet dhe as doganat nuk kanë arritur që të ruajnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave të konstatuar në dhjetor. Sipas statistikave fiskale mujore, të publikuara nga Ministria e Financave, në janar, të ardhurat në buxhet ishin 27.2 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1.4 për qind me bazë vjetore. Në dhjetor 2013, të ardhurat në buxhet arritën në 36.2 miliardë lekë, me një zgjerim prej 26 për qind me bazë vjetore. Në janar 2014, tkurrja me bazë vjetore erdhi nga performanca e dobët e të ardhurave nga akciza dhe tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale, ndërkohë që zëri i vetëm me rritje ka qenë ai i TVSH-së. Negativisht  ka ndikuar dhe ulja e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe rënia e transferimit të fitimit nga Banka e Shqipërisë.Të ardhurat nga TVSH u rritën me 14 për qind në 8.9 miliardë lekë.
Rritja e tatim fitimit nuk ka ndikuar në mbledhjen e të ardhurave 

Rritja e tatim fitimit nga 10 në 15 për qind nga 1 janari nuk i ka ndihmuar tatimet të mbledhin më shumë të ardhura.

Ky zë është tkurrur me 25 për qind me bazë vjetore në janar, në 1 miliardë lekë, duke reflektuar periudhën e vështirë që po kalojnë bizneset e prekura nga kriza. Por nga ana tjetër Ministria e Financave sqaron se ky rendiment negativ shpjegohet me faktin se një vit më parë ky zë mblidhej ose biznesi e paguante çdo muaj kurse me ndryshimet ligjore tani paguhet një herë në 3 muaj. Pra duhet pritur fundi i marsit për të parë konkretisht se sa ka ndikuar kjo taksë në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Po kështu të hyrat nga akciza ranë me 36 për qind në 1.6 miliardë lekë, teksa importuesit kishin blerë sasi të mëdha në dhjetor, për t’iu shmangur rritjes së akcizës në janar, duke bërë që në fund të 2013-s, tatimet e doganat t’i gëzoheshin një rritjeje të ndjeshme të të ardhurave, që gjithsesi rezultoi e përkohshme. Vetëm në dhjetor, të hyrat nga akciza u rritën me 2.2 miliardë lekë, apo 66 për qind. Më shumë se një meritë e përmirësimit të administrimit, ky lulëzim lidhet me shtimin e ndjeshëm të importeve të naftës dhe cigareve, në pritje të rritjes së taksave përkatëse, që hynë në fuqi nga 1 janari 2014. Sipas të dhënave të publikuara nga doganat, importet e karburanteve në sasi, në  dhjetor 2013 ishin 50 për qind më të larta se mesatarja mujore 2012. Edhe për cigaret, në dhjetor 2013, importet në sasi ishin 87 për qind më të larta se mesatarja mujore e 2012-s.

Po kështu të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat u tkurrën me 5 për qind me bazë vjetore në 2.6 miliardë lekë  në janar 2014, në linjë kjo me pritshmëritë e financave, pasi vendosja e tatimit mbi pagën të përshkallëzuar solli ulje të tatimit për pagat deri në 130 mijë lekë. Lidhur me këtë tkurrje, financat sqarojnë se një vit më parë, qeveria e mëparshme përfshinte në llogaritjen e TA P edhe 30 mijë lekëshin e parë të pagës, kurse tani në janar 2014 ky nivel përjashtohet

Share This Article
2 Comments
  • PO TAKSA FAMOZE PROGRESIVE E EDI RAMES KU ESHTE?

    sepse ASKUJT nuk po i shkon ne mend qe ta perdore si ILACI cudiberes qe do te sheronte ekonomine e semure dhe te infektuar nga lakmia e Sali Berishes dhe bandes se tij mafioze.
    Me mire kesaj pyetje te nastradinit t’i pergjigjej vete Kryeministri yne Edi Rama si autor me te drejta te plota te kesaj takse qe do te godiste brakderrat e biznesit te madh ne vendin tone sipas parrulles bolshevike:

    KUSH FITON ME SHUME DO TE PAGUAJE HARAC ME SHUME!

    barkderra pasanike, te cilet jane fshehur ne BRIMAT E MIUT sipas te dhenave te ketij shkrimi. Ndryshe po te heshte Edi Rama sic ka preferuar deri tani qe te mos hape goje dhe te mos flase per prodhimin shqyptar si mjeti kryesor per rritjen e GDP-se drejt niveleve te vendeve demokratike te Botes se civilizuar, do te mendonim se po ndjek vijen dhe metoden e sprovuar te Saliut qe premton SHUME dhe ben konkretisht ASGJE per prodhimin tone kombetar me emblemen Made in Albania. Prandaj sa per te kujtuar shqyptaret se ku ndodhet vendi yne jashte % mashtruese dhe krahasimeve genjeshtare per PARAJSA ekonomike qe e rendisin vendin tone pas Gjermanise, nastradini po paraqet grafiqet krahasuese te GDP-se per fryme te Shqypnise, BE-se dhe SHBA-s, si treguesi kryesor i standartit te jeteses pa mashtrime dhe demagogji politike, per te treguar dhe deshmuar se per prodhimin tone kombetar:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR QE NGA KOHA E QEPES E ENVER HOXHES.

    shiqoni dhe mesoni o milet nga te dhenat serioze qe tregojne te VERTETEN:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

    dhe besoni tek nastradini.

  • Une nuk caj koke fare se jane pakesuar te ardhurat apo investimet, as dhe qe rriten cmimet . Sepse eshte nje garanci e madhe per kedo qe kemi nje minister qe nuk fle fare nga hallet tona, Erion Velia, ministri i… Mireqenies !!! Ky eshte garant per te ardhmen se nuk genjen kurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *