Të dhënat e INSTAT/ Cili ishte qarku më “punëtor” në kohë pandemie në Shqipëri?

Edlira Shehu

Gjirokastra është qarku me shkallën më të lartë të punësimit për vitin 2020. Referuar publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave mbi Tregun e Punës, në Gjirokastër, 69% e popullsisë nga 15 – 64 vjeç i përkasin target grupit të të punësuarve.

Ndërkaq, qarku i dytë më “punëtor”, është ai i Korçës, me 61.1% të punësuar nga po kjo grupmoshë. Nga ana tjetër, referuar INSTAT, ndër qarqet me shkallën më të ulët të punësimit janë Lezha, konkretisht me 33.7%, si dhe Dibra, me 44.7%.

Sa i takon panoramës së përgjithshme të tregut të punës në rang rajonal, shkalla zyrtare e papunësisë në vitin 2020, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11.7 %, duke shënuar një rritje me 0.2% krahasuar me vitin 2019.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *