Të dhënat e INSTAT, inflacioni ulet në 1.6%

anazapta

Inflacioni për muajin Maj pësoi rënie të mëtejshme, megjithë tentativat për të nxitur kërkesën e brendshme në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni zbriti në 1.6%, nga 1.7% që kishte qenë në Prill dhe 2.1% që kishte qenë në Maj të vitit të kaluar. Pavarësisht uljeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit, vetëm njëherë në 12 muajt e fundit inflacioni është ngjitur sipër intervalit të poshtëm prej 2% të objektivit të Bankës Qendrore. Në këtë situatë, Banka e Shqipërisë vendosi në fund të Majit një tjertër ulje të normës bazë të interesit në minimumin e ri historik, prej 2.5%. Sipas INSTAT, një kontribut negativ në inflacion gjatë Majit kanë dhënë sidomos grupet “Veshje e këpucë”, me -2.8% dhe “Shëndeti”, me -5.3%. Nëse në rastin e veshjeve vlera negative e inflacionit reflekton kërkesën e dobët, për grupin “Shëndeti” ulja duket se lidhet kryesisht me heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për barnat. Grupi më i rëndësishëm në formimin e indeksit të inflacionit, “Ushqime dhe pije joalkoolike” ka njohur një rritje të lehtë të inflacionit në 2.1%, nga 1.8% që ishte në Maj. Inflacion më të lartë shfaqin grupe të veçanta të prodhimeve bujqësore, si frutat, ku krahasuar me një vit më parë çmimet janë rritur 16.7%, apo zarzavatet, me 10.2%. Por, rritja e çmimeve në produktet bujqësore është balancuar nga rënia e çmimeve në nëngrupet që përfshijnë ushqimet e përpunuara si vaji, sheqeri dhe ëmbëlsirat, apo kafeja. Këto produkte shfaqin të gjitha vlera negative të inflacionit, çka tregon se çmimet e këtyre produkteve janë më të lira se një vit më parë.

Share This Article
1 Comment
  • Ne kete rast kemi deflation [termi korrekt kur ulen cmimet e kostot e sherbimeve] megjithese eshte i pjeshem. Ne Ekonomine e Konsumit eshte mire “inflacion pak i larte dhe nivel i ulet papunesie” sesa “inflacion i ulet dhe papunesi ne nivele qe nuk te le te dalesh nga kriza” ku eshte vendi yne. Po ti shtosh Kostot e Borxhit Publik, perspektiva eshte e zymte.

    Publikut nuk i interesojne stastika te holla; me mire te shpjegohen shpenzimet publike ti kuptoje me qarte. Ne Arsim e Shendetesi perdorim perkatesisht 2.5/ 2 % te GDP-se, shifrat me te uleta ne rajon. Sa kohe financat tona drejtohen nga zoti Cani [FMN-ja thote mos luani ne kazino] vulosen nga Kr-M Rama [FMN-ja nuk o Sudja] miratohen ligjet per to ne Parlament ku Kr- I Komisionit Ekonomik eshte z. Brace [finacier me Emer] e ku merr pjese z. Bode [me kapni po mundet, ja ku me keni] FINANCAT PUBLIKE NE Shqiperi do shkojne ne nivele katastrofike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *