Të dhënat; rritet tregtia me pakicë

anazapta

Në tremujorin e parë 2014, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 5,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Të dhënat e bëra publike nga INSTAT tregojnë se në grupin e tregtisë me pakicë, indeksi i volumit të shitjeve, pa përfshirë këtu tregtimin me pakicë të hidrokarbureve, ka pësuar rritje prej 4,5 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit pararendës, ku nëngrupi me peshën më të madhe në këtë grup (Shprehimisht “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara”) është rritur në masën 4,8 %. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtimin me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 9,6 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë kësisoj kontributin më të madh në këtë tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë. Në tremujorin e parë 2014, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 7,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, dhe është ulur 11,1 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *