Të dhënat/ Ulen investimet e huaja në tremujorin e tretë

Dita

Investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit. Kjo sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar tkurrjen e investimeve në  sektorin e hidrokarbureve.

Gjithsesi, për 9 mujorin, investimet rezultojnë me një zgjerim prej 16%, por rritja është ngadalësuar, në raport me 33% që ishte për 6 mujorin. Ndërsa hidrokarburet kanë qenë sektori që kanë kontribuar më shumë në rritjen e investimeve të huaja deri tani, duke përbërë më shume se 50% të investimeve, pesha e tyre rezulton në zvogëlim, si rrjedhojë e rënies së çmimeve të naftës, që i ka bërë sipërmarrjet më pak të interesuara për të realizuar investime kapitale.

Në tremujorin e tretë, investimet, për herë të parë në vitet e fundit, kryesoren nga energjetika, kryesisht hidrocentralet, ku ndikimin më të madh vlerësohet ta ketë dhënë Devolli Hydropower. Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga sektori i energjetikës me rreth 61%, ai i hidrokarbureve me rreth 21%, të ndjekur nga sektori bankar dhe i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 8% dhe 2% të flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *