Edhe pse një pjesë e mirë e koncesionarëve të HEC-ve janë të kontestuara dhe shumë prej marrëveshjeve janë për t’u riparë për shkak të mos nisjes së punimeve, Agjencia e Burimeve Kombëtare Natyrore (AKBN), jep të dhëna të detajuara se si ka ecur procesi që nga viti 2002. Në këtë fushë investimet në 102 hidrocentralet e përfunduara dhe për 73 të tjera që janë në proces arrijnë në 1.1 miliardë euro.
Sipas të dhënave të detajuara nga AKBN, duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 173 kontrata koncesionare për ndërtimin e 502 hidrocentraleve me kapacitet 2117 Më dhe prodhim vjetor 9159 Gwh, prej të cilëve 102 HEC-e kanë përfunduar. Fuqia e instaluar e tyre është 275 MW dhe investimet kanë qenë 24.4 miliardë lekë.
Sipas situacionit të gushtit 2015, të dhënat e AKBN tregojnë se, për 73 HEC-e puna është në proces dhe vlera e investimit e raportuar është 127 miliardë lekë me një fuqi të instaluar 636.7 MW. Vlerën më të lartë në këto investime e zë kontrata koncesionare me Statcraft për HEC-et në lumin Devoll që aktualisht është në proces ndërtimi. AKBN raporton se kanë leje për tu ndërtuar edhe 327 objekte HEC-esh. Investimet e planifikuara janë 161 miliardë lekë për një fuqi të instaluar 1205 MW.
Si është i ndarë territori hidrografik?
Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44.000 km2 ose 57% më shumë se territori i saj. Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë: Drini, Buna, Vjosa, Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni. Lartësia mesatare e territorit hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithshme të lumenjve është rreth 1.245 m3/sek. Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht, drejt bregdetit Adriatik.
Hidrocentrale në prodhim energjie 102
Fuqia totale e vendosur 275.3 MW
Prodhimi total i energjisë 1.201.2 Gwh
Investimi sipas kontratës koncesionare 24.452.546.120 lekë
Hidrocentrale në ndërtim 73
Fuqia totale e vendosur 636.7 MW
Prodhimi total i energjisë 2.384.8 GWh
Investimi sipas kontratës koncesionare 127.351.756.652 lekë
Hidrocentrale që nuk kanë filluar ende punimet 327
Fuqia totale e vendosur 1.205.4 MW
Prodhimi total i energjisë 5.573.7 GWh
Investimi sipas kontratës koncesionare 161.610.016.045 lekë

Mjafton te krahasosh dy shifra:
Jane firmosur nga 2002 kontrata per nje fuqi te instaluar 2117 MW,
Jane vene ne pune HEC-e me nje fuqi te instaluar 275 MW, ose 13% te atyre qe jane firmosur.
Shikohet qarte “suksesi” i kesaj iniciative energjitike.
Shtoji kesaj demin mjedisor qe kane shkaktuar shume nga keta “sipermarres” te sukseshem” e shume nga ata “te pasuksesshmit” (87% i firmatareve), si Becchetti p.sh.
E nese kjo nuk ju mjafton shtoni edhe humbjet ne energi te prodhuar nga mosvenja ne pune e ketyre 87%.
Deshtim e tragjedi bashke eshte situata energjitike e ketyre 25 viteve ne Shqiperi.
E veçanerisht merite ka ai qe ra nga froni (formalisht) dy vjet me pare.
Por si replike e pothuaj te gjithe sektoreve strategjike ne vend, disa pak nga te pushteteshmit e lakejte e tyre, xhepat i kane mbushur plot!