Të dhënat/Transporti i mallrave, mbizotëron transporti detar

Edlira Shehu

Sipas statistikave të Institutit të Statistikave volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin shtator 2017 është 358 mijë ton. Krahasuar me shtator 2016, ky tregues është rritur me 14,3%.

Në nëntëmujorin e 2017, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.977 mijë ton, duke u rritur me 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Porti i Durrësit zë 91,4%, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës Janar – Shtator 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2,2 mln ton – kilometër, duke u rritur me rreth 5 herë krahasuar me shtator 2016. Në nëntëmujorin e 2017, ky volum është 18 mln ton- kilometër, duke u rritur me rreth 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në muajin shtator 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër është184 ton, duke u rritur 7,6%, krahasuar me shtator 2016.

Në nëntëmujorin e vitit 2017, me ajër janë transportuar 1.662 ton mallra, duke u rritur 3,0%, krahasuar me nëntëmujorin e 2016. Numri i fluturimeve të kryera, në shtator 2017, është 2.390, duke shënuar një rritje me 12,5 %, ndaj shtator 2016.

Në nëntëmujorin e 2017, janë kryer 18.266 fluturime, duke u rritur me 11,3 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *