Ka shumë njerëz në këtë botë që humbasin shikimin për shkaqe të ndryshme.
Në Sri Lanka kanë nisur të dhurohen sytë nga donatorë të ndryshëm, të cilët lënë testament që pas vdekjes sytë të dhurohen.
Metoda ka nisur të japë sukses dhe mund të thuhet se ky është vendi me numrin më të lartë të dhuruesve, por sigurisht shumë larg kërkesave.
Dhuruesit nuk kërkojnë shpërblim, dhe shpresojnë të gjejnë atë në botën tjetër. BBC-ja trajton disa raste. Paramon Malinga humbi njërin sy pas një aksidenti, ndërsa tregon se i kishte humbur shpresat se mund ta rikthente atë.
“Unë mendova se pjesën tjetër të jetës sime do të jetoja me një sy,” thotë ai.
Trembëdhjetë vjet më parë, Malingam, një pronar dyqani nga pjesa qendrore e Sri Lanka, preu syrin e tij në një tel çeliku.
Vitin e kaluar, ai u lëndua në të njëjtin sy me një copë druri.
Ajo që ruhet tashmë është Kornea e syrit, pjesa e përparme, e cila lejon depërtimin e dritës dhe ndihmon në përqendrimin e imazhit në retinë.
Kur është e dëmtuar, si pasojë e lëndimit apo sëmundjes, pamje e një personi përkeqësohet, nganjëherë deri në pikën e verbërimit.
Shpesh zgjidhja e vetme është transplantimi, por në shumë vende po dhurohet kornea.

Furnizimi është i shkurtër për shkak se këto inde nuk jetojnë gjatë. Korrje e syrit duhet të merret brenda disa orëve nga vdekja e pacientit dhe ajo duhet të vendoset tek pacienti i ri brenda 4 javëve.
Malingam priti katër ditë për kornean e tij të re dhe po shërohet në spitalin kryesor të Sri Lankas në kryeqytetin Kolombo. “Pas operacionit, unë rilinda në botë“, thotë ai.
Një dhuruese e re është Viswani Pasadi, studente, e cila ka nënshkruar tashmë dokumentin që dhuron korean e syrit pas vdekjes.

Ajo, si shumica e njerëzve në Sri Lanka janë budistë dhe besojnë tek rilindja dhe donacionin e shikon si një investim të shëndoshë për të ardhmen e saj.
“Nëse unë dhuroj sytë e mi në këtë jetë,” thotë ajo, “Unë do të kemi vizion më të mirë në jetën time të ardhshme.” /DITA/
