“Të dielën hapet kantieri i parë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit”

Dita

Pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

Në një konferencë për shtyp, Rama tha se rruga do të ndërtohet sipas standardeve europiane, teksa theksoi se do të vijohet edhe me rrugët e tjera.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek ulja e papunësisë në vend, si dhe tek krijimi i vendeve të reja të punës.

“Papunësia e regjistruar zyrtarisht dhe objektivisht nga INSTAT në mënyrë të pavarur në masën 18 % në 2014 kur ne vendosëm të bënim ndarjen historike të INSTAT nga zyra e kryeministrit, dhe sot që ky nivel është 14 % jemi të kënaqur.

Ecuria e punësimeve ka qenë pozitive. Përpjekjet tona po japin efekt. Jemi në një përpjekje serioze për punësim real. Do të vazhdojmë duke u bazuar në kushtet që po krijohen në ekonomi. Lajmi tjetër është se po rriten investimet e huaja. Më në fund do t’i japim fund 100 viteve ëndrra, heshtje, premtime, për rrugën e Arbrit, pasi të dielën që vjen hapet kantieri për Rrugën e Arbrit”, u shpreh kryeministri Rama.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte nje lajm i shumpritur qe gezon te gjith shqiptyaret pore vecanrishte shqiperin Verilindore.
    Rruga e Arberit do te jelle risi te reja per Tiranen dhe me gjere. Do te kimui furmizima te bollshme te cilat dibranet jan mjafte puntore dhe tregut nuk do ti mungoje asgje.!
    Kjo eshte nje merit personalisht e Edi Rames.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *