Ditën e diel, në 18 tetor, do të zhvillohet dita e dytë pa makina në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka programuar një sërë aktivitetesh me rastin e kësaj dite, ku nuk do të lejohet qarkullimi i makinave brenda Unazës së Vogël.
Po ashtu, gjatë kësaj jave bashkia ka shpallur nismën “Tirana Dhuron”, aktivitete të cilat do përmbyllen më 19 tetor, ditën e Lumturimit të Nënë Terezës.
Për këtë nismë bashkia ka vendosur 12 kosha, ku qytetarët mund të hedhin veshje, këpucë, lodra që nuk iu duhen më, për familjet në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi me organizatat vullnetare, u bëri një ftesë këtyre të fundit dhe qytetarëve që të mobilizohen për të ndihmuar shtresat në nevojë.
Aktivitetet më 18 tetor
1. Akademia e Dy Rrotakut
2. Kidical Mass – Gara e Vogëlushëve!
3. Një ditë me Kamping – Këndi i Kampistëve
4. Postierët e Vegjël – 3 biçikleta dhuratë
5. Këndi i Patinatorëve të vegjël! (Mësojmë patina)
6. Biçi Taxi Falas për të moshuarit
7. Historia e Federatës së Shqiptarë të Çiklizmit
8. MTB tour në Parkun e Liqenit
9. Muzeu i Biçikletave
10. Kinema Biçikletash
11. Bicycle Festival – Muzikë & Festë
12. Cicloficina (riparim biçikletash)
13. Akademia e Aktivizmit – Mësojmë të Protestojmë
14. Pedalo Tiranën pa Makina! (udhëtime me biçikleta me 3 rrota për fillestarët)
15. Këndi “Na Bashkoi Biçikleta”
16. Çajtore Çiklisti Dhuron
17. Lojërat Nostalgjike të rrugë
18. Paraglaiding – sërish me parashuta!
19. Piknik
20. Këndi qytetar – Monument
21. Kinemaja e vogëlushëve
22. Panairi i Luleve
23. Markata e Gjelbër
24. Panairi Bio i Komunave të Tiranës
25. Tirana Dhuron
26. Pitupi Dhuron – Ankand bamirësie për Eco Body
27. Art i Riciklimit
28. Provo biçikletën tënde
29. Ecovolis falas 12:00 – 18:00
30. Dhuro një Yll

Na çau trapin me këtë punën e biçikletave. Vetëm punë projektesh di ky që të zhvasë para. Po futju more punës se lagjet e Tiranës kanë mbetur pa drita.
Trap.