Të djegësh shaminë e beqarit në ishujt më ekzotikë të botës

redaktor

Një çift shqiptar ka zgjedhur ishujt e famshëm turistikë të Maldivëve për të vendosur kurorë.

Vendet ekzotike në Oqeanin Indian janë një destinacion mjaft popullor turistik, dhe një çift ka vendosur të bëjë edhe betimin e përjetshëm sipas riteve të shtetit të Maldiveve, por me flamurin shqiptar përpara.

Bëhet fjalë për një dasmë, ku çifti ka zgjedhur këtë vend, jo vetëm për t’u martuar, por edhe për të bërë setin e fotografive edhe më vonë për të kaluar muajin e mjaltit.

Po t’i bëjmë mirë llogaritë, këtyre ndoshta i ka dalë më mirë kjo punë, se sa të shkonin e t’i bënin këto shërbime në destinacione të ndryshme.

“Bota martohet në Maldive, dhe thoni ju nuk kanë lekë njerëzit”- ishte komenti me i shpeshtë në rrjetet sociale në lidhje më këtë lajm.

 

Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA

maldive 2

maldive

Share This Article
1 Comment
  • Ky Cilet ma shume do kishte treguar atdhedashurine e tij pa flamurin atje po me nje veper ketu ne shqiperi’nje shkolle apo nje biblioteke ketu me ato pare do ishte ma mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *