Nga përvoja dhe studimi më del që goditja e grupit “terrorist” në Kumanovë është një akt barbar tipik sllavo-maqedonas i bekuar nga ish UDB dhe ish KGB. Për këtë, autorët kanë përvojën e Nikoliçit dhe të Putinit, dhe amanetin e Milosheviçit. Një ekspert ushtarak i mirë do të llogariste: Popullsinë, qendrën e banuar, numrin e banorëve. Do të llogariste mënyrën e sulmit, armët që do të përdoreshin dhe rrugët e tërheqjes së grupit sulmues dhe të “terroristëve”. Në ndihmë më vjen Albert Kamy me temën: Të drejtat dhe shtetrrethimi. Konkluzionin do ta jap në fund.
Në Lagjen e Trimave ishte një popullsi e pambrojtur e painformuar. Pozicioni gjeografik, ndërtesat dhe rrugët ishin të pafavorshme për grupin “terrorist”. Pra ata ishin “terroristë” të burgosur. Po armët? Sipas informatave të mia janë përdorur kallashnikovi, snajperi me glicerinë, antitanku, bazooka, granata sllave mitralozi, LHL të mbështetura nga helikopteri dhe autoblindat.
Në të tilla raste “terroristët” mund të vriteshin dhe me gurë si në Afganistan. 27 të vrarë, mbi 30 të plagosur dhe një lagje e tërë e terrorizuar që s’dinte ku i ka fëmijët, burrat dhe pleqtë. Shtëpi të shkatërruara me një kujdes të veçantë, e ekspozuar për një film horror. Nuk u përdor megafoni, për t’i bërë thirrje popullsisë të largohej, por u kalua në sulm direkt si në Algjer. Kamy thotë: Matrica e Algjerit. Prandaj po perifrazoj Kamynë: “Një terrorist e kishte për nder të vriste carin, por çdonjeri nga ata më parë do vriste veten sesa të pranonte të zhdukte me farë e me fis fëmijët”, siç vepruan “revolucionarët” Gordana Jankullovska, Sasha Mijalkov e Gruevski.
Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
