Një deklaratë e ambasadorit Sekui se në Shqipëri shkelen të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, është lançuar në disa site lajmesh si e variantit “bombë”. Deklarata është bërë në kuadër të një takimi mbi aksesin të në drejtësi të kësaj shtrese, pra të personave me aftësi të kufizuar (PAK). Jo se nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Sekui, por e veçanta është se në Shqipëri, jo më pak të persekutuar në të drejtat e tyre janë dhe ata që në gjuhën e popullit quhen sakllam, pra me këmbë e dorë, vështrim e dëgjim tamam, e patjetër në rregull nga trutë e kokës. Problemi ynë është moral. Ne si shoqëri jemi me një aftësi jo thjesht të kufizuar, por fare të paaktivizuar që quhet moral. Së këndejmi rrjedh drejtësia, solidariteti, kontributi për vizione të përbashkëta shoqërore. Në këtë pikëpamje, ne jemi të gjithë të verbër. Debati në Shqipëri, duhet të shtrohet në atë se sa produkton drejtësi ky vend, në çdo sferë jete, deri dhe në raportet mes njerëzve. Shtresat me aftësi të kufizuar janë pjesë e kësaj shoqërie, ashtu siç të tjerat, të identifikueshme prej ndonjë veçantie përpos problemeve në shëndet, që kanë fatin e çdokujt në këtë vend, që vendos të jetojë ndershmërisht: u shkelen rregullisht të drejtat!

Autori pyet: ‘ Te drejtat e kujt nuk shkelen ne Shqiperi ?!’
Une pergjigjem : ” Te politikaneve , te ‘kupolave’ te kater pushteteve , te ‘familjeve’ dhe soj e sorrollopi i tyre ”
Pse , me kot femijet shprehin deshire te pare te behen politikane ?!…