“Të dua” është dedikimi më i zakonshëm i të dashuruarve për njëri-tjetrin.
Është shkruar në 300 gjuhë të botës, në të ashtuquajturin “muri i dashurisë”.
Ky mur i përbërë prej 612 pllakash ndodhet në kopshtin Abbesses në Montmarte, në qytetin e të dashuruarve në Paris.
Muri u krijua nga artistët Federico Barone dhe Claire Kito.
Mijëra “love-locks” (kyçe çelësash) vendoseshin ndërkohë nga të dashuruarit edhe në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts.
Por pasi ka hezituar për vite me radhë, qyteti i Parisit vendosi në 2015 të heqë këto çelësa dhe do të vendosë pjesë xhami për të parandaluar rikthimin e tyre.
Vendimi erdhi pasi muri prej teli në Pont des Arts, mes kopshtit Tuileries dhe Musee d’Orsay, u rrëzua për shkak të peshës së çelësave.
k.a / dita