Të ecësh pa u ndalur

redaktor
Para disa ditësh më qëndron një makinë tek këmbët e prej andej zbret një djal i ri, shumë i ri, duke më përshëndetur me thotë:  “Xhaxhi Miri u shpalla serisht kampion”. Pasi më tregoi kupën dhe fletvleresimet për ndeshjet e kryera, e përqafova dhe i urova suksese të tjera. Ky boksier i ri, kampion absolute i peshës së tij quhet Mario Sokoli, boksier i ekipit “Enea” me president-trajner zotin Ilir Shameti dhe Ismet Vorfi, 3 here kampion i shqiperisë që në moshën 13 vjecare e në vazhdim. Në vleresimet e të gjithë teknikëve dhe njohësve të boksit është ngritur në piedestalin e së ardhmes së boksit shqipëtar edhe më tutje, në rang europian ndoshta edhe botëror. Në aktivitetin e fundit të boksit që u zhvillua në qytetin e Lezhës u shpall boksieri më i mirë i të gjitha peshave të moshës 15-16 vjecare. Mario është 1m e 86 cm i gjatë dhe bokson në peshën 70-75 Kg. Lexues të nderuar, ju bëra një prezantim për talentin e jashtëzakonshëm Mario Sokoli për të tërhequr vëmëndjen e kujtdo ndaj këtij fenomeni që nësër në ringjet europiane kur të ngrihet flamuri shqipëtar mbas cdo fitoreje të tij, kushdo nga ne le të ndihet krenar dhe ata që i kanë mundësite për ta ndihmuar këtë talente të rrallë, të kontribuojne modestisht në ecjen e tij të pandalshme në rrugën e suksesit i cili na nderon të gjitheve. Gjëndja e mjerueshme e sportit shqipëtar është produkt i politikave të gabuar deri më sot,si dhe një mosfunksionim normal i raporteve sport-biznes. Kemi raste shumë evidente kur sporte të caktuara janë mbështetur me guxim dhe sinqeritet nga biznesmen të caktuar, ata kanë arritur suksese të dukshme, rasti i Kukësit dhe i Korcës në futboll. Sporti shqipëtar pothuajse i braktisur nga shteti deri më sot të mbijetoj ose për të arritur në nivele konkurueshmerie në rang europian, i duhet patjeter dhe një mbështetje filantrposite prej biznesit i cili investimin vetfillestar mund ta marri gradualisht nëpërmjet sukseseve të ekipeve të sporteve të ndryshme apo individëve të vecante. Këtu u bëhët thirrje papërjashtim të gjithë biznesmenëve shiqipëtarë që pasurine e tyre e ngriten me mund dhe djersë. Sot të vjen neveri dhe ndjen pështirosje kur shikon sesa pak investohet nga biznesmen të ndryshëm në ndihme të komuniteteve për hallet që ato kanë. Deri në 44’ në Shqipëri  cdo kishë e xhami, shkolle, rrugë fshati cezëm e strehë vorfnore ngrihesh nga ata pak tregëtar e ata pak të pasur që kishte Shqipria e atëhershme. Sot dëgjojme rrallë ose shumë rrallë që ndonjë biznesmen mund të ndërtoje një objekt social-kulturor në ndihme të komuniteteve. Kur shikoj Marion më kujtohet hëroi I tregimit “Meksikani” i Xhek Londonit i cili luftonte në ring për jete a vdekje për një kauz që ai e quante të drejtë, për “Revolucionin”. Ndërsa në bisede me Marion lumturohesh dhe ndihesh krenar kur ai thotë se unë në ring do të lufoj gjithmonë për flamurin shqipëtar. Marios Zoti i ka falur edhe një pamje ëngjëllore, por kur e shikon në ring që hedh në nockout me grushtin e tij të hekurt ndihesh i befasuar në vetvete duke iu referuar kujtimeve dhe përshtypjeve që na kanë lënë imazhet bishërore të shumë boksiereve me emër në ringun ndërkombëtar. Mario shkon në këmbë tek palestra ku stervitet dhe kthehet prap në këmbë prej andej, një distance afërsisht prej 1 ore, dhe kur unë i them me shaka: “ O Mario ! Harxhoje pak babin të të coj me makinë.” Ai ma kthen me të qeshur: “ Pse pak ka bërë dhe po bën babi për mua ?! … Po Mario, babi jot Fatjoni ka bërë edhe po bën shumë për ty, por ai me rrogën e vet nuk mund të bëjë dot me shumë për të ardhmen tënde, sepse ai nuk mund të të coj ty në aktivitetet jashtë vedit për të afirmuar mjaftueshëm vlerat e shumta e të rralla si boksier me një të ardhme të sigurtë. I nderuar lexues, me këto rrjeshta të shkruara dua të trondis pak në dremitjen e tyre disa nga zyrtarët dhe biznesmeneve shqipëtarë për mos ti lënë të shuhen në harresë nga pamundsia ekonomike talente të rrala të sportit shqipëtar të cilët nderojnë jo vetëm ata edhe familjet e tyrë, por edhe gjithë kombin shqipëtar. Ne kemi nxjerr boksier me famë boterore si Luan Krasniqi, dhe do të ishte një nder shumë i vleresuar për Federatën Shqipëtarë të Boksit për të organizuar cdo vit një aktivitet për nder të tij “ Kupa Luan krasniqi ”, ku aty të thirreshin edhe boksier nga vënde të ndryshme për të promovuar talentet e rinj të boksit. Le të jetë ky një sygjerim modest në kujtesë të Federatës Shqipëtare të Boksit. Si përfundim do të deklaroja pa frik dhe bindshëm se cdo ndihme për Mario Sokolin nuk do ta konsideroja thjesht një gjeste bujarie apo filantropie, por si një investim të sigurte për një talent unikal që do të dije tja shpërbleje kujtdo me suksesin e tij, cdo mund apo sakrifice e bërë për atë e për të ardhmen e tij të shkëlquer si boksieri më i mirë sot për sot shqipëtar për moshën e tij.
 
Share This Article
4 Comments
  • Zoti Fatmir po me vjen shume mire per kete shkrim shume kuptimplot lidhur me sportin ne vendin tone.Ju falenderoj shume.

  • I moret ne qafe keta femij me keto sporte cnjerezore, atyre i shkaterrohet truri nga goditjet e shumta, ky eshte sporti cnjerezor i te varferve

  • Zoti Limaj eshte me se e vertete qe tregetaret shqiptare kane patur nje fryme te theksuar bujarie te cilet e kishin arritur me mund dhe djerse ose kishin ruajtur dhe cuar me tej nje tradite familjarete krijuar. Sot eshte krejte e kunderta tregetaret e ndershem jane shume te paket, pjesen me te madhe e krijoi politika me nje trashgimni te pasur rrugacerie investojne pa u dridhur dore ne krime qoshin keto politike apo thjesht konkurence.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *