Të famshmit e padiplomuar

anazapta

Shkolla nuk është sfidë e lehtë. Kjo, absolutisht për të inkurajuar ata që s’e marrin mundimin për të pasur rezultate të mira, por për të treguar një realitet: Jo të gjithë kemi aftësinë për t’u përshtatur mirë në shkollë e për të shkëlqyer, e megjithatë kjo nuk na bën më pak të vlefshëm për shoqërinë. Shembull për këtë janë shumë personazhe të famshëm në botë, të cilët s’kanë arritur të kenë as diplomën e gjimnazit. Megjithatë, duke punuar fort në aftësinë që kanë zbuluar tek vetja, kanë arritur të bëhen të pasur e të famshëm.

 

Katherine Zeta Jones

Katherin Zeta Xhons, vajza e rrobaqepëses dhe një fermeri e la gjimnazin në moshën 15-vjeçare. Ajo renditet vazhdimisht tek lista e multimilionerëve që nuk kanë një diplomë të shkollës së mesme. Arsyeja është e thjeshtë. Që në atë moshë, ajo e kishte kuptuar se rruga e saj e jetës ishte aktrimi.

 

Robert de Niro

Fansat e Vito Korleones mbase nuk e dinë që aktori i dashur nuk arriti ta përfundonte shkollën e mesme. Ai ndryshoi disa here shkollen që para se të arrinte tek e mesmja dhe parapelqente te rrinte me nje grup femijesh rruge ne Italine e Vogel, lagje e Manhatanit. S’kishte mbushur akoma 17 vjeç kur u largua nga bankat e gjimnazit. Fituesi i disa çmimeve “Oscar”, gjithsesi gjatë rrugës së artit e pa të arsyeshme t’u kthehej sërish studimeve. Ai mori leksione aktrimi në Li Strasbergs Studio dhe në Konservatorin Stela Adler.

 

Jay-Z (Shawn Carter)

Xhei Zi mund të ketë “99 probleme”, por mungesa e një diplome të shkollës së mesme nuk është njëri nga to. Këngëtari i njohur, ishte një nga ata djemtë problematikë në shkollë, që vinte nga lagjet e Bruklinit dhe kishte probleme me drogën para se të gjente rrugën e tij të jetës në hip-hop. Tashmë një superstar, Xhei Zi ka një pasuri të vlerësuar prej 450 milionë dollarësh.

 

Ben Affleck

Ndërkohë ka njerëz të shquar që janë dorëzuar pak më vonë në fakultet. Përshembull, aktori dhe skenaristi i filmave, Ben Aflleck hoqi dorë nga universiteti i Vermontit, pasi bëri semestrin e parë. Më pas, braktisi kolegjin për të ndjekur ëndrrën e tij, aktrimin.

 

Ellen de Genres

E ka deklaruar pa pikë ndrojtjejeL Nuk ka ndjekur asnjë shkollë të lartë. Një nga moderueset më të famshme, më argëtuese dhe të vleresuara të talk show-ve, Elen De Xheneris, e la për sgjysmë universtetin e Nju Orlinsit, pasi mendonte se ishte kohe e çuar dëm.

 

Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Steve Jobs

Tre njerëzit më të famshëm të teknologjisë janë futur në histori edhe për këtë. Ata s’kanë diploma, por janë njerëzit që kanë një ndikim të pamohueshëm në jetën e qindra miliona njerëzve. Bashkëthemeluesi dhe kreu i “Microsoft”-it, Bill Gates braktisi Harvardin. Po kështu edhe Mark Zukerberg, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i “Facebook”. I ndjeri, Stiv Jobs, bashkethemeluesi i “Apple”, rezistoi në universitet vetëm gjashtë muaj.

Share This Article
8 Comments
    • Po nga ata me siper nuk me rezulton askush qe te kete qene kriminel si Enveri. Jane te famshem per mire, jo te famshem per keq.
      Ne rastin e Enverit krahasimin mund ta besh me Hitlerin, Pol Potin e te tjere te atij lloji.

  • E vertete…Enveri ishte pa diplome dhe eshte 1 nder figurat boterore ne politike dhe diktatori me i eger i cili sundoi ne Shqiperi si nje mbret pa kurore deri ne vdekje..

  • Sakt horr merkel? Ka shume e shume njerez te padiplomuar por talente ose gjenij. Maksim gorki,xhek london,nikola tesla,nils bor,etj.etj. Kanë qënë autodidaktë me energji te pashoqe…!? Tung!

  • Mund ta fillonim me ” Babain” e Europizmit te shume enderruar, Erazmin e Roterdamit, qe miqte e tij akademike te Torinos (miq mendjendritur e aspak xheloze sic e donte Iluminizmi i kohes), i dhuruan nje diplome universitare ne udhetimin e tij drejt Romes, per ti rritur vleren mendimtarit te shquar qe akoma s’kish pasur kohe te ndiqte nje te tille…..e
    lista eshte e gjate pa futur artistet brenda, sepse talentin s’ka shkolle qe ta meson.

  • Kush nuk ben shkolle,
    eshte injorante.
    Ato qe lexoni me siper jane budalliqe.
    Ose me mire ngushellim per injorancen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *