Përpara së të bëheshin kaq të famshëm, me kaq shumë fansa dhe para, yjet e Hollywoodit nuk e kanë pasur jetën fushë me lule. Iu është dashur shumë punë për të arritur këtu ku janë. E kanë nisur nga 0-ja, duke punuar si kamerierë apo shërbyes në sektorin e ushqimit dhe pijeve. Hidhini një sy personazheve dhe punët që kanë bërë.
Lady Gaga – Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshme, ajo ishte një kamariere në një mensë në Manhatan.
Brad Pitt – Sot ai është një prej aktorëve më të rëndësishëm të Hollywood-it, por më parë ai vishej si gjel në një restorant për të argëtuar njerëzit.
Jennifer Aniston –Të flasësh për karrierën e saj është e kotë sepse të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë, por ylli i serialit “Friends” më parë shiste hamburgera.
Eva Mendes – Aktorja latine që në moshën 15-vjeçare ka nisur të punojë në një piceri, ndërsa sot është një prej aktoreve më të njohura.
Madonna – Përpara se të bëhej mbretëresha e muzikës POP, ajo ishte një vajzë e re pa para e cila punonte në një prej filialeve të Dunkin’Donuts në New York.
Sharon Stone – Sot ajo numëron 40 vite karrierë si një prej aktoreve më të njohura të Hollywood, por kur jetonte në Pensilvani, Stone ka punuar në një prej filialeve të McDonald’s në vend.
Barack Obama – Ish-presidenti i SHBA-ve punonte si kamarier në një bar.

Punonte si kamarier ne nje dyqan? Po ku i gjeni keta perkthyes mor aman? Redaktori cfare ben? Apo ha buken kot?
Ku e shef dyqanin o Beno se un lexoj “kamarier ne nje bar”
Ku e shef dyqanin o Turo se un lexoj “kamarier ne nje bar”