Kur sensi i masës mungon krejt…

redaktor

Për futbollin shqiptar,
edhe unë ndihem krenar.
Se ishte vërtetë një fat,
që shkuam në kampionat!

Ky fakt mua më kënaq,
por s’ka gjë më shumë se kaq!
Se heronjtë që promovuam,
as fazën e parë s’kaluan!

As fazën e parë s’kaluan,
dhe valixhet i ngarkuan!
Dhe në dritë optimizmi,
nuk shoh kurrfarë heroizmi!

Kur ikën kështu për lesh,
një hero si mund të jesh?!
Merret si pikë referimi,
vetëm kualifikimi!

Meqë qe për herë të parë,
kjo gjë na bëri krenarë!
Një nga krenaritë e rralla,
gjithë të tjerat janë përralla!

Vetëm një gol në tri ndeshje,
meriton veç një buzëqeshje!
Festimet butaforike,
janë situatë komike!

Veç këtu mund të mendohet,
që humbja të trumbetohet!
Si fitore madhështore,
në gjithë trojet arbërore!

Të shfaqesh në sy të Botës,
si kampion i Europës!
Ato lavde-ato qoka,
s’i ka njohur kurrë EEpoka!

Se këtu ku jetoj unë,
për askënd s’është bërë më shumë?!
Që të flasim mirë e drejt,
sensi i masës mungoi krejt!

Ç’do bënte më shumë ky shtet,
po të fitonim vërtet?!
Në mëndje s’i shkoi-or mik,
t’i shpallte akademikë!

Kur të kap euforia,
s’di të ndalet marrëzia!
Se ndodh veç në vëndthin tonë,
për një gol-Një Milionë!

I fal qeveri damllaja,
sikur janë paret e saja!
Mund të ndodhë e tillë gallatë,
në një vend të Botës së Shtatë!

Për flamur dhe unë betohem,
por me humbjen nuk krenohem!
Kombëtarja u përdor,
shumë u mboll e pak u korr!

Share This Article
21 Comments
    • Te pelqen se nuk shkrojti per ate bajge babain tend Berishen e tufe e egersirave qe e ndjekin pas si bucen qente gjate nderzimit.

    • Z.Duka kesaj rradhe e ke “ulur” steken dhe je treguar me i ashper se sa duhet duke bere te kenaqur dhe injorantet si Mark UKU ,megjithate duhet theksuar se kombetarja jone e permiresoi imazhin e Shqiperise ne shkalle te konsiderueshme gje qe nuk eshte pak

      • korçaro
        mund të nxjerrësh shume shkaqe,mund të thuash shumë arsye,POR në fund të fundit,ajo që thotë ben duka,nuk kishte të DREJTË,qeveria,të harbonte kështu si harboi!!
        e kemi thënë shpesh,çunat bënë shumë më tepër se ajo që prisnim,por në fund të fundit është vetëm sport!!
        në kohë të kohërave dihet që sporti është i të pasurve!!sporti zhvillohet në një shoqëri në mirqënje!!sporti,në përgjithësi është shpenzim energjie për kënaqsi!!
        qeveria jonë duhet të ngrërë nivelin ekonomik të shoqërisë për të pasur një sport cilësor për tu krenuar!!
        duke qënë se ne kemi një nivel jashtëzakonisht të ulët!?kemi dhe një përfaqsuese mercenare!!të gjithë futbollistët tanë vijnë,janë të stërvitur dhe luajnë në shoqëri të zhvilluara!!
        për të vërtetuar atë që thotë ben duka,të tëra këto shoqëri,shtete nuk i kanë pritur si heronj përfaqsueset e tyre!!bile dhe kur fitojnë kupat,maksimumi një ditë festë në një zonë të kryeqytetit pa penguar punën e tërë shtetit!!
        kjo që bëri pallosh rama nuk është gjë tjetër veçse një rreklamë e zakonshme e tij!!një bojatisje e fasadës së pallatit në shkatërrim e sipër!!
        megjithëse kjo rreklamë kushtoi shumë më tepër se rreklamat që të vjen për të vjellë;fotot me dashurinë për lindën,shëtitje me metroshin braçe,inspektimin e kthesës në bradashesh;prap se prapë ishte më pak e kapërdishme!!i humbi lezetin tërë asaj kënaqsie që patëm për lojrat e çunave tanë!!i futi hidhësirën brënda!!

  • Shume i nderuar Poet,
    Natyrisht, edhe kritika ka sens konstruktiv, ndaj une do ta them mendimin tim ashtu si e ndiej.
    Nuk mendoj se eshte teperuar me nderimet dhe honoraret qe ju bene Kombetares se Futbollit.
    Ndeshjete Futbollit te tilla jane, ndeshen shume dhe fituesi me ne fund eshte Nje.
    Por suksesi i Kombetares sone qendron diku tjeter.
    Bile ishte aq i madh ky sukses, sa ne shqiptaret qe jetojme jasht Atdheut, kurre nuk e kemi ndiere vehten kaq KAQ KRENARË PER ATDHEUN TONE!
    Mos harro i nderuar Arben, se ne Europe dhe jo vetem ne Europe ka patur nje mendim teper negativ per Shqiperine, jo vetem si Kasollja me e varfer e Europes, por dhe nga politika primitive, diskritituese , ngjarjet tragjike qe kane ndodhur ne kete Çerek Shekulli. Opinionin e keq e ndiejme shume me teper ne emigrantet sepse ballafaqohemi me opinionin popullor çdo dite, sa shpesh here kur na pyesin, ndihemi jo mire per ato çfare eshte folur per Shqiperine.
    Dakord me ty, po ta marresh thjesht si ndeshje Futbolli, si rezultat, eshte ashtu siç shkruani ju dhe siç eshte e Verteta.Por keto 25 vjet , te pakten une, nuk kam pare qe te flitet kaq mire per Shqiperine, te flitet kaq shume per Shqiperine dhe te shfaqet aq shume respekt per vendin tone. DHE NUK U FOL NE NJE RRETH TE NGUSHTE , POR NE MBARE POPULLIN, NE TE GJITHE MEDIEN EUROPIANE DHE ME GJERE…
    Nje respekt i jashtzakonshem!
    Po te sjell vetem nje fakt, midis shume levdatave.
    Kur u be rezumeja e ndeshjes France-Shqiperi, Komentatori kryesor austriak tha shprehimisht:
    90
    MINUTA
    SHQIPTARET LUFTUAN
    SI
    LUANË!…
    Por Futbolli i ka te papriturat.Francezet e fituan Ndeshjen ne minutat shtesë…
    Te tilla ishin edhe ndeshjet me Zvicren, me Rumanine po e po…
    Nuk po flas per Spektaklin qe bene bashkatdhetaret tane, sikur Shqiperia te ish Franca, Gjermania , Italia apo Anglia…!
    Pjesmarrja e Shqiperise dhe prezantimi qe u be, ka ndryshuar aq shume imazhin per shqiptaret sa kete nuk e ka bere asnje Qeveri shqiptare, asnje aktivitet kulturor apo sportiv, nuk eshte folur per Shqiperine kurre aq mire sa ne ato dite qe djemte e Kombetares sone prezantuan per here te pare Atdheun tone te vogel, te varfer, por qe ja qe nje dite ja ndjene fuqine edhe te medhenjte …Dhe folen te tere me respekt per te…DHE U FOL SHUME GJERE, DUKE PREKUR MBARE OPINIONIN EUROPIAN, MBARE POPUJT E KONTINENTIT…
    DHe te mos tregohemi cingune….I gezofshin ato NJE MILION Euro, E THEM SINQERISHT, JANE PAK, NE KRAHASIM ME ATE OPINION TE MIRE QE I DHANE SHQIPERISE SE VOGEL, E CILA NE MEDIET EUROPIANE ESHTE TRAJTUAR SI KRONIKE E ZEZE!…
    Sinqerisht, do ish Eufori e kulluar te prisje qe Shqiperia te mundete ne futboll te Mdhenjt e Europes qe shpesh here kane qene dhe te medhenjt e Botës…
    Edhe mediet nderkombetare, nuk e pane si teperim, nderimin qe ju be Kombetares ne Shqiperi….
    Nga Zemra uroj qe keta Ambasadore te shquar te Shqiperise te na perfaqsojne perseri ne Europe, pamvarsisht se ashtu si shume skuadra te tjera nuk arriten dot ne Majë….
    Sukses me te madh keto 25 vjet, ku te flitet shtepi me shtepi, ME RESPEKT per Shqiperine ne gjithë Kontinentin e vjeter, nuk ka patur…
    Te pershendes Poeti yne i mrekullueshem dhe te ftoj qe te qellosh gjithnje ne shenje, sic ke traditë…Mos u tut nga ererat qe fryjne ne Shqiperi, sidomos nga zhurma qe bejne ata qe realitetin shqiptar e shohin me syze te zeza…!

    • Per N. Vjosen. Si propagandist me kujtove mbledhjet e Frontit Demokratik te lagjeve ne kohen e Dulles, por si pensionist jam i detyruar te te them se vendimi i Keshillit te Ministrave per t’i dhene futbollisteve nje milion euro per nje gol nga taksapaguesit shqiptare eshte nje veprim emocional dhe jo i drejte ne perputhje me gjendjen ekonomike te 600.000 pensionisteve qe kane sakrifikuar tere jeten per ndertimin e Shqiperise qe e shkaterruan politikanet dhe paga e pergjithshme e tyre vjetore nuk i arrin as nje milion euro ne vit! Nje pensionist e ka teper te veshtire te jetoje i pavarur ne Shqiperi me ato pensione skandaloze, qe jane nje turp ne faqe te botes ku na thuhet se po shkojme! Po borxhin e jashtem a e di ti Vjosa sa e ka populli shqiptar?! Pandaj lexoje me kujdes poetin trim dhe filozof Arben Duka!

      • Zoti @Pensionist,
        I paske alergji ato mbledhjet e Frontit, ku njerzit e thjeshte te popullit te merrnin erzin, kur shkelje normat qe rregullojne jeten e nje shoqerie…Nejse, mendje mendje eshte kjo dynja…
        Por te vijme tek Muhabeti per Kombetaren e Futbollit….Ka shume njerez si ty qe shikojne deri tek hunda e tyre…Ai imazhi i mire qe krijuan djemt e Kombetares, ka shume me teper vlere edhe monetare, sepse kur europianet , flas per popullin e thjeshte , krijojne nje opinion te mire per Shqiperine dhe shqiptaret, i shumfishojne shpejt ato Milionat per xhepin e shqiptareve…Por zotrote mendon vetem per “tezen” tende…
        Ne se ai nje Milion do te ndryshonte jeten e 600 mije pensionistve, halall ti keni, por kam frike se juve ju ikin shume miliona nga imazhi i keq qe eshte per Shqiperine!…
        Po te shtroj nje ide te thjeshte:
        …Shqiperia ka shume Milionerë .
        Po sikur njeri nga ata ti falte Kombetares Nje Milion Euro?!…
        Por “shiu nuk duhet te bjere vetem ne kopshtin tend”…apo te nje njeriu, se ne kete rast nuk u nderua nje Milioner, por u nderua Shqiperia, te gjithe ne bashke si shqiptare…!
        Nuk eshte problem per nje shtet te mbeshtese me nje milion euro yjet e tij te Futbollit, te cilet me mundin dhe talentin e tyre i dhane vendit nje Fytyre tjeter dhe i bene europianet te flisnin mire per ne shqiptaret…Une nuk i simpatizoj njerzit shpirtvegjel qe sic thote populli dhjesin e shikojne pas…
        Po te ish punuar me kujdes per nje imazh te mire te Shqiperise, kunder korrupsionit, per nje shtet ligjor, per nje shoqeri me rregulla dhe nje shtet modern, ta them me SIGURI TE PLOTE SE DHE NE XHEPIN TEND DHE TIMIN DO KISHIN HYRE ME SHUME PARA….!
        Prandaj, si ti dhe pensionistet e tjere, lerini mbledhjet e frontit, ato i takojne te kaluares…te mire apo te keqe, por shikoni e luftoni te vendoset Drejtesia, qe te funksionoje Ligji, se po u mban peng nje Rrufjan si Saliu…do ishin hapur shume me shpejt udhet per ne Europe dhe Shqiperia do kish Fytyre tjeter, ashtu sic u fol me
        R e s p e k t, gjithe ato dite kur Kombetarja jone e nje vendi te vogel, i dha tjeter pamje Atdheut tone të perbashket…
        Sa per Arben Duken, nga qe e vleresoj dhe e nderoj, nuk dua te shkele ne derrase te kalbet…

      • O @pensionist,
        Me cilin sy, me ate me xham,
        apo ate pa xham i ke bere llogarite kur thua se paga vjetore e 600 mije pensionisteve nuk i arrin Nje Milion Euro ne vit?!…
        Vetem nje llogari e thjeshte , 600 mije pensioniste x 1200 Euro ne vit , bejne rrumbullak 720 Milion Euro…(dhe mora nje mesatare 100 euro ne muaj per cdo person…)
        Prandaj, rregulloi gjyslyqet…!

      • Pensioniste i nderuar,
        ke plotesishte te drejte. Une te kerkoje faljen n.q.s.
        shkrimi i ketij N.Vjosa te ka lendur sadopak.
        Por, mos ja vere re, e ka nga padija,dhe nga zelli i madh i nacionalizmit qe e karakterizon, qe natyrishte te bejne te humbasesh arsyen dhe llogjiken.

  • I madhi Agron Duka!
    Kete radhe e….DHJEVE!
    U bere pale me ata qe u erresohen syte nga gjerat qe ngrejne lart emrin e Shqiperise!
    Ne se edhe ti gjykon se kjo kombetare me aq sa beri nuk BERI NDONJE GJE TE MADHE(varet me cfare kandari e peshon),po ndonje te keqe A BERI VALLE qe ta kritikojme kaq shume?
    Me kujtohet KANIBALIZMI shqiptar menjehere sapo kombetarja u kualifikua dhe turli lloj alabakesh antishqiptare filluan te perdhosin ate fitore,trainerin dhe vetre kualifikimin!
    ME ARMIQ se kaq nuk mund te bente kjo kombetare e pa fat qe i qelloi te jete perfaqesuese e Shqiperise!
    Me kete llogjike i bie te krenohemi “OH SA MIRE QE NUK JEMI SHQIPTARE”!

  • Mirë e ke thënë. Bëri çorbë gjithë dynjanë për faturat e energjisë e për kuponat, la njerëzit pa biznes e pa shtëpi e tani vete dhe hedh si pa gjë të keq 1 milionë euro. Hajvan Kryeministër.

  • Te lumte Vjosa! Pak me par’ edhe une mendova si Beni…
    M’u duk se nderet i’u bene kombetares dhe gjithcka me pas e pash te tepert. U desh mendimi juaj per t’me kjartesuar. Ke shume te drejte per c’thua. Eshte nje kend i thelle veshtrimi.Do doja t’a shihninm te gjithe kete,madje dhe i madhi Duka. E, sa per kete @pensionistin e shqupit te salehit, me pat thene gjyshja mue: “O,@pensionist,o pensionist…” E,i foshja une. “A c’me…. ha….” Me foshte ajo!

  • ME VJEN KEQ, POR ME NGJAN SI XHESTI I SERBOMEDHENJVE QE HUMBEN BETEJEN ME TURQIT NE KOSOVE DHE E FESTOJNE SOT E KESAJ DITE!

  • nderuari poet
    kalemi qe mban ne dore
    Te ka shume lezet
    Isakte i kjellet i shpejte

    cdo varg qe shkruan
    ka sensin e merituar
    me nje miljon euro
    pak ke devijuar

    Nuke jane ne sensin
    Me ato te cezit
    Jane nga tradita
    e ketij vendi

    Jane nga tradita e trasheguar
    Populli dinjitet ka treguar
    Te mirat dhe te keqiat
    Ne cdo kohe ika perballuar

    SHqiptari e ka zakon
    Femijen kur marton
    Kulmin e gezimit kerkon
    Dera ehapur Oxhakun nderon

  • Ivani i madh:Si fillim buce tu baft ai ju vesh rrobat!Sikurisht edhe ajo qe ju lindi.Duke lene mbas dore ate qe ju fleni.Shko more qelbesir se vetem te fyesh din.

  • korcari:Po ju cpatet he tu mbydhte.Ju keni humbur rrugen ne oborrin e shtepis suaj e nuk ju fajsoj.Shko ruaj dhit atje ne poncar ku jetoni.

  • po te llogarritesh shpenzimet e qeverise qendrore dhe lokale per te ushqyer per iftar barkederat e Rames e te Saliut kalohet njemiljoneshi i djemve te futbollit.Paguajne qorrat dhe hane horrat qe dhe me zotin tallen.
    Po te vesh ne balance veprimin e sharlatan piktorit ne kundershtim me kushtetuten qe paguan prej tre vjetesh 40%te rrogave te klerit shpenzimet per kombetaren jane hicegje.
    Qeverisja e Saliut,Nanos dhe sharlatnit te rilindjes jane qeverisje shushunjash qe i pine gjakun popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *