Të fitosh Stambollin dy herë në tre muaj

Edona Llukacaj

Pas anullimit të zgjedhjeve të 31 Marsit për Stambollin dhe marrjes së mandatit nga fituesi i shpallur i tyre, Ekrem Imamoglu, këtë të djelë, më 23 qershor, metropoli turk votoi edhe një here. Procesi i votimit u mbyll në 17:00, me orë lokale.

Deri më tani janë hapur 99 % e kutive dhe numëruar votat e tyre. Sipas rezultateve ende jozyrtare, kandidati i AKP, partisë në pushtet, e njohur edhe si partia e presidentit Erdoganit, ish-kryeministri Binali Jildirim ka marrë 44.74% të votave, ndërsa opozitari Ekrem Imamoglu pretendohet se ka marrë mbi 54% të votave.

Menjëherë pas zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve, Kryetari i (Ri)zgjedhur i Bashkisë së Stambollit mbajti një fjalim të shkurtër. Ai ka falënderuar së pari popullin e Stambollit për qetësinë e gjakftohtësinë e treguar gjatë procesit zgjedhor.

Gjithashtu, ai ka theksuar se me gjithë përpjekjet e partisë në pushtet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të kandidatit të tyre, demokracia dhe vullneti i popullit nuk mund të pengohet.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Bukur !
    Idjotsite me politika mesjetare duhet te marin fund ne Turqi. Turqia duhet ti rikthehet vlerave demokratike para Erdoganiste.

    • Hahahahahahahahahahhahahahahahhahahahahhaha.

      Erdoan eshte sot ne pushtet, dhe vota e njerezve

      po respektohet 100%.

      Mos e ke fjalen per vlerat qe vijne kur ushtria permbys

      qeverrine e dale nga vota e njerezve dhe vendos

      ne pushtet kukulla te cia-mosad, sic ka ndodhur

      deri me 2001???!!!!

      U mbyll ai film shoku, aq seriale kishte

    • Keta provokuesit me pagese jane kaq te dukshem ne qellimin e tyre dhe qe jane te tille(me pagese) saqe se kuptoj kush vazhdon ti paguaj, duke qene se skane me asnje peshe ne opinionin e shqiptareve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *