“Të fortët”, Lleshaj jep porositë në Gjirokastër

Ornela

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përfunduar takimin me efektivët e policisë në Drejtorinë e Gjirokastrës.

Ky takim është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa ende nuk dihen porositë e ministrit Sandër Lleshaj për efektivët e policisë atje.

Pas marrjes së detyrës, i pari i Ministrisë së Brendshme ka vizatuar drejtoritë më të rëndësishme të policisë  në vend, ndërsa fokusi kryesor ka qenë intensifikimi dhe goditja e grupeve të rrezikshme.

Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, identifikimi dhe goditja e paligjshmërisë kanë qenë disa nga temat që ministri Sandër Lleshaj ka diskutuar me drejtuesit e policive vendore si Shkodër, Durrës, Lezhë, Elbasan, Tiranë dhe së fundmi në Gjirokastër.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *