Slogani i prodhuesit të produkteve sportive “Nike”, “Just do it” (Vetëm bëje) llogaritet si njëri ndër sloganet më të mira të shekullit 20, por kohët e fundit është zbuluar se ai është frymëzuar nga fjalët e fundit të një vrasësi famëkeq.
Slogani u mendua nga drejtori i reklamave, Dan Wieden, gati tre dekada më parë. Wieden në një intervistë të fundit ka pranuar se ai ishte i frymëzuar nga vrasësi, Gary Gilmore, i cili u dënua me vdekje në 1977 për grabitje dhe vrasjen e dy burrave. Para ekzekutimit, në kërkesën ndaj tij, për një “dëshirë të fundit” Guillem citohet që gjoja kishte thënë “Just do it”.

me sa kuptova unë dëshirë të fundit paska pasur drejtësinë!?
“vetëm bëje” dmth zbato vendimin!!vendimin e drejtë pë vrasjen e dy njerzve!!
se ng është frymzuar a ka marrë si shtysë nuk ka shum rëndësi!!e rëndësishme është të bësh veprimin e duhur!!dhe krimineli e ka pranuar vet se është vednimi i duhur dhe duhej bërë pa lëvizur as pik as presje!
😉