Edhe gënjeshtra duhet të ketë “dinjitet”. Ppak a shumë si një vepër letrare që kërkon një farë “talenti”. Për ta ilustruar po jap një shembull të vogël. Të gënjesh duke thënë se në xhep kam një pistoletë, është diçka, por të thuash që aty ke fshehur një anije, nuk është veçse diskreditim i vetvetes. Pashë mbrëmë një deklaratë për shtyp të Alibeajt. Në fillim ajo letra që lexoi m’u duk si menu lokali, pastaj pashë që ishte një listë “komisarësh” policie që ushqeheshin me 30% e fitimit. Së pari, pse 30 e jo 31? Së dyti, pse të gjithë këta shefa “kriminalë” nuk denoncohen në prokurori, por në “sofrat” familjare e në lloto? As që më shkon mendja se nuk ka të inkriminuar këtu tek ne, se ka bile edhe në Uashington D.C. Por duke akuzuar gjithë policinë, nuk ke akuzuar asnjë prej tyre. E kjo i shërben vetë të korruptuarve. Gënjeshtër e sajuar shumë keq, që edhe sikur të kishte përqindje vërtetësie, do të mbytej në detin e përgjithësive. Kjo qëndron në të gjitha hallkat shtetërore, bile edhe në gjyqësorin e anatemuar përgjithshëm. Profeti
